• |
ide | kryesore

I ekstraduari nga Gjermania për dy tonë drogë, anëtar i organizatës Avdylaj (EMRI)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Petrit Sulejmani i ekstraduar së fundmi nga Gjermania drejt Shqipërisë, mësohet se ka qenë pjesë e organizatës Avdylaj.

Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal pasi rezulton se bashkëpunoi me grupin e Avdylajve në Shijak, për kalimin e 2 ton kanabis drejt Italisë në vitin 2017.

Emri i Sulejmanit ishte future në listën ndërkombëtare të të shumë kërkuarve nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *