• |
ide | kryesore

Italia kampione e Europës/ Roma shpërthen në festë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Italianët nuk përmbahen. Fitorja aq dramatike me penallti pas 120 minutash lojë kurorëzoi ekipin italian me titullin “Kampionë të Europës”.

Në kryeqytet ka shpërthyer festa. Romakët kanë mbushur rrugët duke festuar, me turma gjigante njerëzish, makina me flamuj, e bori që mbahen takuar.

Lexo më tej: Video/ Donnarumma e çon Kupën në Romë: Italia kampion Europe me penallti 

Njerëzit kanë sfiduar çdo masë anti-Covid, virusin që i gjunjëzoi aq rëndë. Pamjet nga Italia fqinje pikturojnë një tablo krejt ndryshe nga ajo e zymta e 16 muajve të fundit. Italia gëzon dhe feston. Ata janë fitues të “Euro 2020”. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *