• |
ide | kryesore

‘It’s comming home’, Anglia ndërron perifrazim: “Ndoshta futbolli ka qenë gjithnjë këtu”

-Instant, Sport



“Football is coming home” ishte refreni më i kënduar në Angli gjatë Euro 2020 edhe pse pastaj finalja e Wembley tregoi një histori tjetër. Profili i Twitter i ekipit kombëtar të Anglisë përpiqet të ngushëllojë tifozët me një mesazh që prek emocionet: “Shkruam një pjesë historie, por nuk ishim në gjendje të realizonim ëndrrën që kishim të gjithë. Por futbolli shkon përtej trofeve, e pamë gjatë gjithë verës. Futbolli kthehet në shtëpi? Ndoshta ka qenë gjithmonë këtu. ”

(Futbolli. Nuk ka të bëjë vetëm me trofetë dhe për sa kohë akoma po presim. Nuk janë vetëm golat që kemi ose nuk kemi shënuar. Futbolli ka të bëjë me udhëtimin që kemi bërë, nga rrënjët tona deri në majë. Janë miqtë që takuam gjatë rrugës, njerëzit që ne përfaqësojmë dhe qenia pranë tyre kur gjërat bëhen të vështira. Është koncepti i të qenit bashkë. Futbolli është familje. Është komunitet. Është bashkim. Është shtëpi).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *