• |
ide | kryesore

Komisioneri Publik ankimoi vendimin, KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Ramiz Lala

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës Ramiz Lala duke e konfirmuar atë në detyre.

Një muaj më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për verifikimin e një vendimmarrje të gjyqtarit Lala dhe të rikryejë analizën financiare për disa vite, teksa pas verifikimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut.

Kujtojmë që Ramiz Lala u konfirmua në detyrë më 26 korrik 2019 nga KPK nga një vendim që erdhi pas hetimit të kryer në të tre kriteret e rivlerësimit.



1 Comment

  1. Ore ndryshim quani kalimin nga e nje drejtori nga nje drejtori ne tjetrën po prapë drejtor!!!!! Papergjegjshmeri totale si brisku ashtu dhe mjekerra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *