• |
ide | kryesore

Papa Francesco, dyfish i lumtur me futbollin: “I gëzuar për fitoret e Italisë e Argjentinës”

-Instant, Sport



Nga poliklinika Gemelli, ku është i shtruar në spital, Papa Françesku lumturohet me fitoren e Italisë në Euro 2020 dhe Argjentinës në Copa America. Zëdhënësi Matteo Bruni ka bërë të ditur fjalët e Atit të Shenjtë: “Në ndarjen e gëzimit për fitoren e ekipeve kombëtare të Argjentinës dhe Italisë me njerëzit që janë afër tij, Shenjtëria e Tij u ndal në kuptimin e sportit dhe vlerat e tij, dhe në atë aftësi sportive për të ditur pranimin e çdo rezultati, madje edhe disfatës, ‘vetëm në këtë mënyrë, përballë vështirësive të jetës, njeriu gjithmonë mund ta vendosë veten në lojë, duke luftuar pa u dorëzuar, me shpresë dhe besim’ “.

Marrëdhënia e Papës me futbollin i ka rrënjët më të lashta. Francesco nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për San Lorenzo, një ekip argjentinas i futbollit, tifoz i të cilit ai ka qenë që kur ishte fëmijë. Një pasion që nuk mbaroi kurrë, pavarësisht distancës gjeografike për shkak të largimit nga vendi i origjinës. Sporti ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën e Bergoglios, i cili ishte Papa i parë që i kushtoi një tekst, në të cilin përshkruante kur shkonte me babanë e tij në stadium për të brohoritur për San Lorenzon. Për kohën, kur ai luante futboll me një top lecke. E tani, dy kombëtaret e zemrës së tij janë fituese: dicka që ngjan me hyjnore…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *