• |
ide | kryesore

Tenderi 2.8 miliard/ Kush gënjen Sandër Lleshaj apo Plarent Ndreca?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një lojë ping-pongu mes ish-Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish-Sekretarit të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca nisi menjëherë pasi SPAK arrestoi 9 zyrtarët, që firmosën për tenderin e uniformave.

2.8 miliard lekë për veshjen e policëve, që çuan në burg ish-drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, Edlira Naqellari kanë ngritur një pyetje: A mund të tenderohej një shumë aq e madhe parash, pa dijeninë e drejtuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme?

Si Sandër Lleshaj, ashtu edhe Plarent Ndreca, thonë se nuk dinë gjë.

Pasditen e së dielës, Lleshaj shpërndau një reagim për mediat, në të cilën shprehej:

“Unë personalisht kam kërkuar publikisht nga foltorja e Kuvendit në shtator të vitit të kaluar që kjo çështje të hetohet. Fakti që kjo gjë po ndodh është për t’u përshendetur, ndërsa tentativat për të bërë politikë me të janë për t’u refuzuar. Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha kurrfarë autoriteti ligjor për të ndërhyrë në asnjë procedurë konkrete prokurimi të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve te Përqëndruara, përfshirë natyrisht edhe atë për uniformat e Policisë së Shtetit. Sistemi i prokurimit në Shqiperi ka autoritetet e veta te administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol” – tha Lleshaj.

Ish-sekretari i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndrecaj reagoi një ditë pas Lleshajt. Edhe ai tha se nuk dinte asgjë. Në një dalje në A2, u distancua nga abuzimi:

“Unë nuk kam pasur dijeni mbi procedurat konkrete, pasi procedurat konkrete ndiqen nga një agjenci e krijuar me VKM të posacme, e cila ndjek të gjitha procedurat e prokurimeve në mënyrë të përëndruar për të gjithë institucionet shtetërore, jo vetëm për Ministrinë e Brendshme. Pra, unë nuk kam pasur dijeni proceduriale, për hapat proceduriale që mndodhin në këtë procedurë konkrete. Sigurisht që kam pasur dijeni në kuptimin e shpenzimit të fondit apo mundësisë për të ardhur uniformat në magazinat e policisë së shtetit pasi ishte një mall i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Në këtë kuptim kam pasur informacion a po ndodh. Kaq. Unë nuk kam pasur dijeni konkrete për hapat e kësaj procedure” u shpreh Ndrecaj.

Lapsi.al iu kthye arkivës për të parë se çfarë qëndrimesh kanë mbajtur dy të emëruarit në krye të Ministrisë së Brendshme, kur skandali u denoncua nga opozita.

Në sallën e parlamentit, në korrik të vitit 2020, Sandër Lleshaj u konfrontua me Myslym Murrizin për këtë çështje. Aty i shpëtoi edhe gafa përçmuese për uniformat blu “polic ke qenë e polic do të mbetesh”.

Por Lleshaj duket kohërent. Edhe atëherë përsëriti pak a shumë të njëjtat mesazhe që ka sot. Se nuk dinte asgjë për tenderin dhe se akuzat duhej të çoheshin në SPAK për hetime të mëtejshme. Video më poshtë

Ndryshe rezulton qëndrimi i ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, që ka bërë një kthesë 180 gradë sot. Dikur ai u doli për zot akuzave të Partisë Demokratike për tenderin e uniformave. Ndreca bëri një padi civile për shpifje dhe kërkoi 10 milion lekë dëmshpërblim, sepse i konsideronte të pavërteta akuzat e opozitës. Në shumë nga mediat pranë opozitës, ky lajm sot është fshirë.

I pyetur se përse i bëri avokatin e tenderit, kur nuk kishte dijeni për procedurat konkrete, Ndreca u përgjigj: “Në atë kohë ishin deklarata politike, denigruese për institucionin, pra kishin si qëllim denigrimin e institucionit dhe ishte një ftesë, që Partia Demokratike të paraqiste faktet mbi të cilat ajo pretendonte deklaratat që kishte bërë publikisht”.

Të dy, si Ndreca, edhe Lleshaj, sot janë në syrin e ciklonit. Ish-sekretari mohoi të ketë folur me ish-ministrin këto ditë. Në burg janë 9 zyrtarë të tjerë.©Lapsi.al



19 Comments

  1. hahahaha , na mbushe manien. Vejiji prangat bythqimit, dhe kapterr Lleshit. Pas ketyre Gjiknuri, Afrim Qendro, dhe te gjitha rruget te cojne te “Ramazoni”:).

    1. Pritni pak, kronologjia e tenderit te vjedhjes se uniformave, filloi me:
      1-Saimir Tahirin, ky shkoi ne Turqi dhe kerkoi ndihmen e Turqise, u sollen nga Turqia 5.000 komplete uniformash terreni falas. Firmave turke iu premtua se do te trajtoheshin me prioritet ne tenderin e uniformave.
      2-Iku Tahiri, erdhi vellai i Geronit, Fatmir Xhafa, gjeja e pare qe beri pezulloi tenderin e uniformave dhe emeroi Edlira Naqellarin e tij, si drejtoreshe te blerjeve te perqendruara, u fillua procedura nga e para ku jevgu i fasonerise se Elbasanit perseri ishte parapercaktuar si fitues.
      3-Iku vellai i Geron Xhafes, erdhi dyshja e mireditoreve Aleksander Leshi & Plarent Ndreca, gjeja e pare qe bene ishte anullimi i tenderave te uniformave (ishin 3 tendera re ndryshem), kete veprim e njoftuan neper media si “lufte kunder korrupsionit”, 3 tenderat i bashkuan ne 1 per te vjedhur me shume a e dini se kush u shpall fitues, perseri jevgu i fasonerise, nga Elbasani.

  2. Pritni pak, kronologjia e tenderit te vjedhjes se uniformave, filloi me:
    1-Saimir Tahirin, ky shkoi ne Turqi dhe kerkoi ndihmen e Turqise, u sollen nga Turqia 5.000 komplete uniformash terreni falas. Firmave turke, iu premtua se do te trajtoheshin me prioritet ne tenderin e uniformave.
    2-Iku Tahiri, erdhi vellai i Geronit, Fatmir Xhafa, gjeja e pare qe beri pezulloi tenderin e uniformave dhe emeroi Edlira Naqellarin, e tij, si drejtoreshe te blerjeve te perqendruara, u fillua procedura nga e para, ku jevgu i fasonerise, se Elbasanit, perseri ishte parapercaktuar si fitues.
    3-Iku vellai i Geron Xhafes, erdhi dyshja e mireditoreve, Aleksander Leshi & Plarent Ndreca, gjeja e pare qe bene ishte anullimi i tenderave te uniformave (ishin 3 tendera re ndryshem), kete veprim e njoftuan neper media si “lufte kunder korrupsionit”, 3 tenderat i bashkuan ne 1 per te vjedhur me shume.
    A e dini se kush u shpall fitues, perseri jevgu i fasonerise, nga Elbasani.

  3. Kur ju duhet dine gjithçka dhe ligjerojne si bilbil . Kur jane me shpatulla pas murit , nuk dine asgje dhe na bilbilosin dhe mundohen te na tregojne se jane te paster qelibar . Keta edhe ti gozhdosh si Krishti ne kryq me fakte , perseri nuk bien tuç . Te gjithe e dime se keto funderrina te njerezimit i mbajne syte kater kur ka ndonje tender sepse aty eshte edhe “fitimi” i tyre , por tani na dilka se keta nuk ditkan gje dhe se tenderat prej dhjetra miliona euro i drejtojne ca leshko e sahanlepiresa , ca nenpunsa te rendomte me rroge pesqindmijelekeshe ne muaj . Dikur komunistet shtinin shtate e vrisnin tete , ndersa sot me neonarkokomunistet duhet te kesh shtat by*he e te shqyesh tete per sa te pacipe , te payndyre dhe se sa hipokrit jane keto shtaza me fytyre njeriu . I gjithe sekti mavi i drejtuar nga superhajduti i gjate ka kaluar ne nje hipokrizi dhe marrezi kolektive . Perveç kesaj hipokrizie kolektive po te futesh ne brendesi te tenderit do kuptosh se eshte superabuzuar me çmimet dhe me vone u desh nje superabuzim tjeter me sasine sepse lukunia e kuçedrave mavi nuk kishin te ngopur . Nje gje eshte e sigurt , nese keto uniforma do porositeshin tek Armani , Hugo Boss apo Versaçe me siguri do te kushtonin shume e shume me pak sesa ky super çmim i vendosur nga ushtria e lukunise mavi . Ketu eshte bere baterdia gjithandej , eshte abuzuar me gjithçka por Lleshi dhe Ndreca paskan qene duke pilotuar nje monomotor dhe çuditerisht nuk e kane ditur . Ketu u abuzua edhe me kohen e tenderimit dhe ajo u stergjat me muaj e me vite por çuditerisht fluturimi me monomotor i Lleshit dhe Ndreces kishte qene nje rrotullim i gjate rreth globit .
    Eshte vjedhur me letra , eshte vjedhur me çmimet , eshte vjedhur me sasine , eshte vjedhur me cilesine , eshte vjedhur e ç’nuk eshte vjedhur , eshte abuzuar mbi gjithçka dhe ne gjithçka por perseri “eproret” Lleshi dhe Ndreca ishin ne fluturim dhe nuk e dinin se çpo ndodhte . U tenderua me çmime stilistesh por u blene me çmime dhe cilesi si tek gabi . Dhe perseri Lleshi dhe Ndreca nuk dinin gje . Per çudine me te madhe as i gjati ine nuk dinte gje . Ai qe fut hundet ngado e kudo . Ai , qe sapo ndjen eren e parase zhytet me koke ne llumin e pisllikut edhe per qindarka , ai qe shef kamerat edhe per denoncime te rendomta , ai qe dine se ku dhe me ke hengu dreke babalia dhe alizoti , ai qe verifikon kasetat ende pa u mbushur akoma shiriti , ai qe dine dhe ate qe do ndodh neser , per çudine me te madhe kete radhe nuk ka ditur gje eshe pe tenderi ishte miliona euro .
    Ore zoti minister , sekretar dhe ti o i gjati ine nuk na thate : ju çfare dini ? Ç’fare pune beni ? Na e thoni nje here e mire , kush eshte detyra juaj ( perveçse grabitesit dhe hajdutit ) ?
    Jeni aq gaztor e qesharak ne ato qe beni dhe ne ato qe thoni saqe do ishite me mire per ju por sidomos per ne , nese do te kishit punuar kllouna ne cirqe . Do benit femijet per te qeshur dhe nuk do na vidhnit kaq brutalisht .

    Ky vend eshte degraduar ne ate fare feje saqe nuk ka burre none me i dhene dum kesaj zallamahie qe na ka zene . Edhe nese zbret i Madhi Zot ne toke , perseri do ti duhej shume kohe per ta ndrequr dhe per ta futur ne hulli kete vend te bastarduar nga bastard te pa din e iman . Keta kane arritur ne nje stad marrezie ku edhe Zoti po tju dilte perpara , perseri do tentonin ta genjenin , biles do tentonin edhe ta vidhnin .
    Largimi , burgosja dhe syrgjynosja juaj eshte domosdoshmeri kombetare .

    1. Po ketu nuk jane per burg vetem keta dy “maloket shpellar”. Ketu aspiratori i burgut duhet te kape Ramazanin, Cucin, Gjiknurin, Manastirliun, Arben Ahmetajn etc . Kjo eshte nje qeveri per ti qire robt nga i pari keni fundit por kjo jo sepse 99% e tyre jane “maloke jugu bregdetas”, por sepse jane HAJDUTE.

      Po i hym ketyre muhabeteve me “maloke” e “fushoke”, ne “maloket” e “fushoket” do dalim te humbur gjithmone dhe keta HAJDUTAT ne qeveri qofte “maloke” apo “fushoke” do jene te fituar gjithmone.

      Parimi eshte: Kush vjedh taksat tona ti qihen robt ne burg!!! Kaq e thjeshte eshte.

      1. Ke fol bukur o shok. Un vete jam “malok”, dhe s’du t’ja di ca je malok a fushok, per sa kohe qe e bon punen tamam. Kta jan HORRA e HAJDUTE, e duhet t’i kapim per zhelesh e t’i rrasim ne burg.

  4. Doli perseri emri plarent ndrecaj, si mjaftoi ministria e arsimit. Vampire te rilindjes, me kryevampirin paulin.

  5. Nese vertete mendoni se nje minister sot nuk urdheron tenderuesin, jo Lleshi, po te gjithe lleshrat ministra, atehere duhet te mendoni se ky popull eshte shume budalla

  6. Supozojme se as Lleshi dhe as Ndreca, nuk kane pare gje as nuk kane degjuar gje, pra thjesht po flinin. Atehere dalin dy ceshtje te rendesishme. E para, kush luan me leket tona ne kete menyre dhe e dyta sa i afte eshte kryeministri qe ve persona te tille (qe flejne gjume) ne administrimin e parave tona

  7. Lleshaj inp fajshem. Nuk eshte bere pis sepse ka mjaftuar miterqiri llumi haleja Agaq motres per te mbarur pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *