• |
ide | kryesore

Varianti “Delta” i Covid-19 vjen në Shqipëri, ISHP nuk njofton

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Instituti i Shëndetit Publik nuk ka dhënë asnjë njoftim për mbërritjen e virusit “Delta” në Shqipëri, por burime të Top Channel kanë mësuar se janë disa raste me gjasa të infektuar nga “Delta” të personave që sapo kanë mbërritur në Shqipëri nga Britania e Madhe.

Një rast, që ka fluturuar nga Britania e Madhe në Tiranë. Para se të vinte për pushime në vendin tonë, ai ka bërë një test në Britani, pasi kishte disa simptoma të dyshimta. Dhe vetëm një ditë pasi ka mbërritur në Shqipëri, i ka ardhur përgjigja nga laboratori britanik, se është pozitiv me mutacionin Delta të koronavirusit, raporton gazetarja Alma Demiraj.

Dhe ky nuk mund të jetë rasti i vetëm, pasi për të hyrë në Shqipëri nuk është kusht testi negativ i Covid 19.

Gazetarja shton se Instituti i Shëndetit Publik ka dijeni për rastin dhe po monitoron kontakte të afërta me të infektuarin, por nuk dihet përse nuk konfirmon hyrjen e mutacionit të koronavirusit në vendin tonë.



2 Comments

  1. Keta jane kafshe! Ajo binaj deri ne fund mohoi covid derisa u plasen te vdekurit neper spitale..Nuk kam pare njerez kaq te pandergjegjshen e te ligj

  2. Une isha tu bo shkuma parti nga bytha e Shqiperise, dua te them nga fundi i Shqiperise jugu me fame boterore.

    Nuk pashe asnje variant kovidi me sy, vec na te gjithe tu u sperdredh me shkumen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *