• |
ide | kryesore

“5.000 huliganë u futën në shtesë në Wembley pa biletë”: Uefa nis hetim mbi thyerjen e rregullores

-Instant, Sport



Kanë qenë të paktën 5,000, por numri është i destinuar të rritet, huliganë anglezë që kanë carë rrethimin dhe janë futur në stadiumin Wembley pa biletë, për të marrë pjesë në finalen e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë të dielën. Lajmin e ka zbuluar një zyrtar i UEFA-s i pranishëm në shkallët e stadiumit, për një gazetar të pavarur të AIPS. Huliganët u futën në stadium duke përfituar nga portat e prishura, ndërsa ndeshja ishte në kohën shtesë.

Imazhet dhe videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë incidente të dhunshme si jashtë ashtu edhe brenda stadiumit ndërsa tifozët pa bileta u mblodhën në masë. Disa tifozë, që zotëronin bileta, u përpoqën të ndalonin njerëzit që vraponin rreth stadiumit ndërsa tensioni u përshkallëzua dhe situata doli jashtë kontrollit. Të dielën, policia arrestoi 86 vetë në Ëembley dhe zona të tjera të Londrës për trazirat. Nëntëmbëdhjetë oficerë policie u plagosën.

UEFA HAP HETIMIN
Uefa ka hapur një hetim për dhunën e tifozëve anglezë, përfshirë përpjekjen e qindra njerëzve për të hyrë në stadiumin Ëembley pa biletë. Federata Angleze e Futbollit u akuzua veçmas për shkelje të shumta nga ana e tifozëve të saj, para dhe gjatë disfatës ndaj Italisë me penallti. Akuzat kanë të bëjnë me fishkëllimat në himnin kombëtar italian, pushtimin e fushës nga një tifoz, hedhjen e objekteve në fushë dhe ndezjen e fishekzjarreve. Federata Angleze tani rrezikon mbylljen totale ose të pjesshme të stadiumit për ndeshjet e ardhshme të kombëtares. Me të vërtetë një goditje e keqe për vendin, në garër për të organizuar Kupën e Botës 2030.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *