• |
ide | kryesore

Arrestimi nga SPAK/ Fatos Tushe kërkon lirinë në Apel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre ka apeluar vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg Tushen, duke pranuar kërsën e SPAK që e akuzon atë për shpërdorim detyre.

Nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës, Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Gjithashtu, me kërkesë për masë më të bute sigurie, Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”.

Fatos Tushe u arrestua të martën për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *