• |
ide | kryesore

Detajet/ Si u zbulua 11.6 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Durrësit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kokaina e kapur në një kontejner në Portin e Durrësit dhe që vinte nga Ekuadori ishte fshehur në pjesën e motorit të frigoriferit.

Policia tha se sasia e sekuestruar është 11 kg e 675 gr.

Për këtë policia ka arrestuar në flagrancë menaxherin e firmës ku do mbërrinte kontejneri me banane, shtetasin Barjon Gumeni 34 vjeç banues në Tiranë ndërsa u shpall në kërkim administratori i firmës shtetasi Eduart Dauti, 50 vjeç edhe ky banues në kryeqytet.

“…në bazë të dyshimeve të krijuara nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të një firme me qendër në Tiranë.

 

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në pjesën e motorit të frigoriferit u gjetën 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë 11 kg e 675 gram” – thuhet në njoftimin e policisë.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *