• |
ide | kryesore

Euro 2020, Piqué ‘ndez’ të tjera polemika kundër Italisë: “Të favorizuar edhe në finale”

-Instant, Sport



Me sa duket Gerard Piqué nuk e ka kapërcyer ende plotësisht eliminimin e Spanjës në Euro 2020. Mbrojtësi i Barcelonës ka bërë një tjetër ndërhyrje me ‘taka’ lart ndaj Italisë. Fillimisht komplimentat për ekipin e Mancinit në Twitter (“Fitoi me meritë Euro 2020. Urime, ekipi kombëtar më i mirë në të gjithë kompeticionin”), dhe më pas goditja: “Sigurisht, fakti që goditën përsëri të parët penalltitë i ndihmoi edhe njëherë. Kjo i lejoi të humbisnin një penallti, ashtu si kundër Spanjës, dhe të qëndronin gjallë”.

Humbja spanjolle dhemb akoma pasi kjo është goditja e dytë ndaj Italisë në pak ditë. Qendrori i Barcelonës tashmë kishte deklaruar, pas gjysmëfinales me Spanjën, se të kaltrit e Mancinit kishin qenë ‘të favorizuar’ te penalltitë, për faktin se goditën të parët nga pika e bardhë. Gjithashtu në mediat sociale, mbrojtësi shkroi: “Nuk është rastësi që katër ndeshjet që përfunduan me penallti në Euro 2020 dhe në Copa America u fituan nga ata që nisën të shkelmonin, nuk më duket e drejtë që një monedhë të bën të fillosh në disavantazh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *