• |
ide | kryesore

Gjenden 14 pako kokainë në kamionin me banane në Durrës, policia jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

14 pako kokainë janë gjetur deri tani në kamionin me banane në portin e Durrësit. Policia njofton shoqërimin e dy personave.


Policia shton se lënda narkotike është zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane për llogari të një firme në Shqipëri.


Detaje nga policia: 

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron deri në këto momente 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dy persona.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane për llogari të një firme në Shqipëri.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushra me lëndë narkotike të dyshuar kokainë . Kontrolli vijon.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shoqëruar dy persona për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

3 Comments

  1. qelbesira e kristaq rames enverit e spiro kolekes kreu i patronazhisteve te krymbave stalinist EDVIN NDYRESIRE RAMA QE ANDI BUSHATI DIKUR E PERKRAHTE ME MERO BAZEN,ngjelen,preq zogaj,siokol balla,vllezerit nazarko,ndok e frrok,tash e mbushi boten e lere qelbsiristanin e gramoz ruqit,balles,e klosit.ky ven qelbi ka marre fund se njerzit i ka parazit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu