• |
ide | kryesore

Haaland nuk prezantohet në grumbullimin e Dortmund: pas mungesës fshihet oferta prej 175 milionë euro

-Instant, F1, Sport



Erling Haaland nuk është paraqitur sot në grumbullimin e Borussia Dortmund. Mungesa e tij e pajustifikuar është ende një mister në Gjermani, por ndërkohë drejtori sportiv verdhezi Zorc ka tentuar të qetësojë situatën para kamerave të Sky Deutschland: “Është që tani në Angli” bëri shaka ai. Sipas Mirror, Chelsea e ka seriozisht për sulmuesin norvegjez dhe do të ishte i gatshëm të vendoste në tavolinë 175 milion euro.

Pas shitjes së Sancho te Manchester United, në kampin e Borussia Dortmund kanë përsëritur disa herë se fenomeni norvegjez është i pashitshëm. Mino Raiola, që natyrisht tundohet nga një komision prej 40 milionë euro, insiston që klienti i tij të ndryshojë ajër dhe nga Londra duket se janë gati për sulmin vendimtar.

Haaland ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe në vitin 2022 mund të lirohet për shifrën e 75 milionë eurove. Pandemia goditi rëndë arkat e klubit gjerman, që regjistroi një humbje prej 75 milionë në borderonë vjetore financiare që përfundoi më 30 qershor, së cilës duhet t’i shtohen edhe 43.9 milionë euro humbje të vitit të kaluar. Qëllimi i Borussias është ta konfirmojë sulmuesin të paktën për një sezon tjetër, por në lojë janë një mal me para dhe surprizat nga tani deri në fund të gushtit nuk përjashtohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *