• |
ide | kryesore

Kandidat për Topin e Artë, në Spanjë tallen me Jorginhon: “Vite dritë larg nga Messi”

-Instant, Sport



Në vitin e Europianit dhe Kupës së Amerikës, gara për Topin e Artë bëhet më e ashpër se kurrë, sepse në lojë futen edhe variablat e tjerë dhe nuk është e mjaftueshme të fitosh vetëm Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye Lionel Messi kthehet përsëri në garë, edhe pa trofe (përveç Kupës së Mbretit) me Barcelonën, por në majën e Amerikës së Jugut me Argjentinën. Mundo Deportivo ka nisur që tasni ti shtrojë rrugën, duke injoruar Jorginho, mesfushorin që ka fituar Euro 2020 dhe Champions League: “Është vite drite larg nga futbolli i Messit”.

Gazeta katalanase, që padyshim insiston për trofeun e 7të fenomenit argjentinas, ka bërë një listë të rivalëve të mundshëm. Duke filluar me Ngolo Kanté, i zgjedhur MVP i finales së Ligës së Kampionëve, duke vazhduar me Robert Lewandovskin e zakonshëm, fituesi virtual i edicionit të fundit kur çmimi nuk u dha për shkak të pandemisë, duke kaluar nëpër yjet e Euro 2020 Gigio Donnarumma (lojtari më i mirë ) dhe Pedri (lojtari më i mirë i ri) dhe duke përfunduar me emrat që nuk dështojnë kurrë si Ronaldo, Mbappé, Neymar dhe De Bruyne.

Për Jorginho, vetëm një përmendje e vogël në fund të artikullit: “Ai është fjalë për fjalë vite dritë larg nga futbolli i Messit”. E vërtetë, por kush nuk është?

MARCA: PALLONE D’ORO ALLA COPPIA BONUCCI-CHIELLINI
Një Top i Artë i unifikuar për Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini. Kjo është ideja e sugjeruar nga Marca, një gazetë autoritare spanjolle, e cila vlerëson performancën e dy mbrojtësve në pronësi të Juventusit me ekipin kombëtar të Roberto Mancini në Euro 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *