• |
ide | kryesore

“Nuk e kuptova që kishim fituar trofeun…”: Donnarumma tregon përse nuk festoi pasi vendosi titullin

-Instant, Sport



Për dy ditë me radhë, e gjithë Italia duhet të jetë bërë kurioze përse Donnarumma u duk aq i qetë pasi kishte grushtuar penalltinë e Saka. A e kishte kuptuar Gigio që kjo ishte pritja vendimtare? Apo po priste kontrollin e VAR? Dilemave e hipotezave ka menduar ti përgjigjet vetë, lojtari më i mirë i Euro 2020, i cili pas ditës së celebrimit të triumbit nëpër rrugët e Romës ka rrëfyer për mikrofonët e Sky: “Nuk festova menjëherë sepse nuk mendoja se kishim fituar. Unë e kuptova më vonë “. E kuptoi në fakt kur shokët e tij të skuadrës e morën përpara e iu hodhën përsipër për të festuar së bashku titullin e kampionit të Europës, që erdhi edhe falë pritjeve të numrit 1 të tyre. “Betohem që nuk e kasha kuptuar, pashë arbitrin për të kuptuar se gjithcka ishte ok, pastaj pashë shokët e mi të skuadrës e nuk kuptova më asgjë. Nga aty nisi gjithcka”.

Në anën tjetër, Manuel Locatelli, që gaboi në penalltinë kundër Spanjës dhe nuk u paraqit nga pika e bardhë në finale, kthehet të komentojë goditjet e penalltive që i kthyen të kaltrit në majën e Evropës: “Kur humba penalltinë u shkatërrova, bota u shemb mbi mua – pranoi ai – por Chiellini më përqafoi dhe vazhdonte të thoshte ‘Do të fitojmë. Ishte e pabesueshme. Edhe në finale para penalltive ai ma përsëriti, krijuam një lidhje shumë të fortë. Unë duhet të kisha goditur edhe në finale, por më mirë që goditën të tjerët… “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *