• |
ide | kryesore

“Paguaj se të fus në punë në DAP”/ Përgjimet që fundosën zv.ministren e Brendshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin në dritë të tjera detaje nga arrestimi i ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda. Ajo akuzohet nga SPAK se ka marrë ryshfet për punësimin e dy grave në institucione publike.

Mësohet se hetimi i SPAK po zhvillohej për një çështje tjetër, por rastësisht ka dalë në përgjime Voda që premtonte punësimin në shtet për 2 të njohurat e saj Majlinda Hasani dhe Florinda Beu.

Për të treja gjykata e Posaçme ka vendosur masën e “arrestit shtëpiak” për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të njëjtat burime thanë se SPAK ka siguruar prova korrekte nga të cilat janë krijuar dyshime se Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale të padrejta nga Hasani dhe Beu.

Voda kishte pranuar që të favorizonte Beun nëpërmjet njohjeve të saj, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse e shërbimit civil në kategorinë ekzekutive.

Dyshohet se nga ky hetim ka edhe të tjerë zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive.

Kjo është goditja e dytë që bëhet në pak ditë nga SPAK në ministrinë e brendshme. Pak ditë më parë u arrestuan 9 zyrtarë të saj në lidhje me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Kjo zv/ministrja, ne kohen e termetit ngaterroi oficerin e policise qe humbi jeten nga termeti me mbiemrin Hajdarmetaj me prokurorin Hajdarmataj dhe sipas saj ia mbante mend emrin ngaqe punonte shume. Tipike rilindore mavi

  2. Nese do te kishte shtet ligjor dhe funksiononin organet ligjzbatuese,Partia Socialiste do te shkrihej e tera,100 % te korruptuar,te gjithe ne burg do shkonin,absolutisht bashke me to dhe perfaqesuesit e zyrave me te medha diplomatike ne kete vend!
    Edvin Rama vdiste per keye baxhellen,dhe te shoqin e saj qe e kishte monster fare !!!

  3. PS parti e të korruptuarve dhe hajdutësh. E kanë në gen. Që nga formimi e deri më tani. Ska asgjë për tu çuditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *