• |
ide | kryesore

Pranga për 2 mijë euro zv.Ministres Voda/ Fotot me Edi Ramën dhe Juri Kim pak kohë më parë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur pritej që SPAK të shkonte më lart për vjedhjet në tenderin prej 2.8 miliard lekësh, prokurorët specialë kanë bërë një lëvizje anash. Në pranga ka rënë ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda për një aferë banale, që nuk shkon përtej 2 mijë eurove.

Bëhet fjalë për një vend pune në shtet, në shërbimin civil, që Rovena Voda ia ka siguruar të njohurës së saj Florinda Beu. Kjo ka dhënë 2 mijë euro nëpërmjet avokates Majlinda Hasani që ia ka kaluar ryshfetin zv.ministres e cila më pas ka ndikuar për emërimin.

Lexo edhe: “Paguaj se të fus në punë në DAP”/ Përgjimet që fundosën zv.ministren e Brendshme

Prokurorët e SPAK po hetonin një çështje tjetër, por rastësisht u ka dalë në përgjime Voda që premtonte punësimin në shtet për 2 të njohurat e saj Majlinda Hasani dhe Florinda Beu. Për këtë ajo është arrestuar dhe për momentin është në arrest shtëpie.

Ngjarja në dukje është banale, një rast korrupsioni për një shumë të vogël, porn ë nivele të larta qeverisëse. Ndoshta Rovena Voda nuk ka qenë një figurë kyçe e qeverisë Rama, por në profilin e saj në Facebook, ajo ende ruan fotot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, me ambasadoren Juri Kim apo edhe kur ka përfaqësuar Shqipërinë jashtë vendit në disa takime ndërkombëtare. Fotot janë një dëshmi se sa lart ka shkuar edhe korrupsioni banal në qeverisjen e këtyre viteve.

Me kryeministrin Rama ne Porto Romano

Ne takim me ambasaodren amerikane Juri Kim

Me kryeministrin Rama per inspektim

Me kryeministrin Rama per inspektim

Me kryeministrin Rama per inspektim

Ne zyre, ne Ministrine e Brendshme

Me kryeministrin Rama ne inspektim



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *