• |
ide | kryesore

SPAK dërgon në gjyq ish-kryebashkiakun e Pogradecit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka dërguar në gjyq ish-kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, dhe pesë zyrtarë të tjerë.

Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku Kapri akuzohet për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

SPAK bën me dije se fakti i parë penal lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Ndërsa, fakti i dytë lidhet me tentativën për pengimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit në vitin 2019.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.7.2021, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.69 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve:

Eduart Kapri, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal;
Avdulla Cano, me detyrë ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal;
Nexhmi Torra, me detyrë ish-koordinator i Njësive Administrative pranë Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal
Enkeleida Kllomollari me detyrë ish-Drejtoreshë e Qendrës Arsimore pranë Bashkisë Pogradec, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal
Gurali Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal
Safet Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal,
Ky procedim është regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248-25 dhe 258-25 të Kodit Penal dhe në objekt të hetimit të tij ka patur dy fakte penale:

Fakti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Nga hetimi, rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart Kapri, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtës në Qendrën Arsimore, Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka patur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre, janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucioneve



9 Comments

  1. Kta robqirat e KAPS-it marrin te pandehur per pengim te procesit zgjedhor zyrtaret e Bashkise Pogradec kur ata ne fakt ishin ne zbatim te Dekretit te Presidentit per shtyrjen e dates se zgjedhjeve sepse ne 30 qershor 2019 ishin votime moniste dhe jo zgjedhje!por kjo eshte drejtesia e kapur e SPAK-KAPS keshtu qe skemi pare gje akoma.Dhe vazhdoni mos e prangosni 2-shen e malokeve Lleshaj&Ndreca per kapelet e policeve 350 euro/cope o robqirat e KAPS-it!

    1. o rrrrroooottttt kari, ka vjedh o kar me zile. O idiot me brire duhet te shkojne ne burg si ata e si keta o kokloqe

      1. o sufllaqe e 11:46′ behet fjale per pjesen e padise penale per pengimin e zgjedhjeve/votimeve moniste se per korrupsion e kriminele te rruani KARIN ju me Edvin Drogen ne krye dhe gjithe deputetet dhe pushtetaret e tij kriminele.Dhe pse nuk shprehesh per dyshen e malokeve qe nuk jane arrestuar akoma qe bejne si virgjerushe tani per 26 milione euro tender o bythqir rivdekes nuk do arrini deri ne formimin e qeverise do ikni per lesh !Edvini po negocion qe te iki pa pasoja dhe do simuloje semundje ne zemer qe te mos jete me kryeminister ne vjeshte.

  2. E verteta eshte se ne fillim SPAK ka bere kerkese ne Gjykate jo per ta derguar per gjykkim per korrupsion, por per Pushimin e Ceshtjes Penale ndaj ish kryetarit te bashkise Pogradec.
    Gjykata i ktheu aktet SPAK per plotesimin e hetimeve. E detyruar nga Gjykata SPAk ka paraqitur kerkesen e tanishme per gjykimin e ishkryetarit te bashkise per korrupsionn.

  3. Bravo SPAKU i gagacit Kraja. Do ishte mire te fillonte perseri me ndonje afere te madhe si korrupsion i policit rrugor, blerje bojrash printeri ,me ndonje komisioner opozitar etj per te qene i besueshem. Me vizionarin dhe frymezuesin e korrupsionit le temeret ndonje orokurori periferike si ajo e Dibres apo e Gjirokastres.

  4. Akoma nuk e kuptoni arsyen ju te Lapsi.al? Thjesht per ballancim nga te dyja krahet. Dhe meqe ka dy vite qe ne bashki jane drejtues socialiste, atehere do kapen per ato qe kane ndodhur para kater vitesh. Nese SPAK do ishte ai qe eshte ne letra, nuk do merrej me ish-kryetare, por do merrej me pushtetin qendror dhe bashkine e Tiranes.

  5. o bythqira po kte kryebashkiakun e LSI pse nuk e nxirrni ne balline te portalit se na cat karin me ate te lushnjes

  6. duke qenë se Richard Grenell është akuzuar ashpër nga këto media që tani e lavdërojnë, si njeriu që donte të ndante Kosovën, në favor të Serbisë.

    Dhe Berisha thotë se është shpallur non grata nga SHBA, pikërisht se ishte kundër ndarjes së Kosovës.

    Ndaj duhet ta ndajnë mëndjen, nëse Grenell është “heroi” që po denoncon lidhjet e Blinken me Soros, apo tradhtari që kërkonte ndarjen e Kosovës.Tani rradhe po vjen o shpellkaret e salihut,salih karaxhic berisha se shpejti ne spak

  7. Kur thua shpellar nuk me rruhet kari. Sepse edhe ti edhe une dhe te gjithe, gjellen ne vojtore e gatuanim. Dhe sa per hajdute, jugun e ke njish. Po tani jeni me soba xhami, keni pordhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *