• |
ide | kryesore

SPAK zbardh vendimin/ Pse u arrestua ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme vendosi masen “arrest shtëpie” për ish-zëvendës ministren e Punëve të Brendshme Rovena Voda.

Ajo akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’. Sipas SPAK, Voda akuzohet se ka marrë përfitime nga shtetasit Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Ndërkohë që GJKKO ka caktuar sot masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin.

NJOFTIMI I SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 57, datë 13.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë është vendosur:

Caktimi ndaj shtetases Rovena Voda të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Po kështu arrest shtëpie është vendosur dhe për shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, si të dyshuara për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot masën e sigurimit personal të vendosur ndaj Vodës, Hasanit dhe Beut. Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.”



5 Comments

  1. Po te meret .me keto SPAK-u duhet te fute brenda gjithe administraten publike, kjo nuk eshte fenomen i izoluar por fnilozofi qeverisese e Rilindjes se pordhaleve.

  2. Po pse e keni mbajtur te fsheht kete lajm ? Ju qe nuk lini aksident me motorr dhe qerre pa permendur , nuk e jepni si lajm te pare kete hajduten me brire ? Pse ?

  3. Si gjithnje cirrongat

    Amehtaj, Beqaj e Vilma Nushi kur do perfundojne ne burg
    Pastaj ai i incineratoreve, lista eshte e gjate
    Vetem atehere ky popull gjen qetesine se nuk do ta vjedhi cdo qeveritar

  4. Me ne fund po shikojme rezultate konkrete te Spiakut.

    Sardelja e madhe ra ne rrjete.

    Urime , dhe uleni pak ritmin se i futet gjithe grate e partise brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *