• |
ide | kryesore

U përfshi në projektin e Portit të Durrësit, kompania shkarkon Oltian Hoxhollin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas publikimit të lajmit se pas projektit të Portit të ri të Durrësit qëndron edhe Oltian Hoxholli, ka reaguar kompania Moveo Albania ku ai është përfaqësues ligjor i saj. Kompania thotë se nuk ka pasur dijeni që ai ishte i përfshirë edhe në kompani të tjera ndaj ka vendosur ta shkarkojë menjëherë.

REAGIMI

1. Oltian Hoxholli është avokat partner në studion ligjore LPA. Prej disa vitesh ai ka qenë përfaqësues ligjor, i zgjedhur dhe si administrator i kompanisë italiane Moveo. Ligji shqiptar kërkon që në rastin e kompanive të huaja, një prej administratorëve të jetë shqiptar dhe kompania italiane Moveo ka zgjedhur si bashkë-administrator të Moveo Albania përfaqësuesin ligjor, Z. Hoxholli para disa vitesh.

2. Kompania Moveo Albania ka nisur aktivitetin ne vitin 2018. Objekti i aktivitetit te Moveo Albania është programimi i softuerëve, zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve kompjuterike.

3. Në asnjë rast as Moveo Albania dhe as partnerët e Moveo Italia nuk kanë qenë në dijeni që shtetasi Oltjan Hoxholli përfqësonte si administrator edhe kompani të tjera. Sapo mësuam sot nga mediat për përfshirjen e tij në rastin e investimit në portin e Durrësit, vendosem shkarkimin e tij si administrator i Moveo Albania me efekt të menjëhershëm.



1 Comment

  1. “Ligji shqiptar kërkon që në rastin e kompanive të huaja, një prej administratorëve të jetë shqiptar…”

    Kjo eshte thjeshte nje genjeshter dhe kjo deklarata eshte sa per te lare gojen meqe u kapen me presh ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *