• |
ide | kryesore

Video/ Gol mes këmbëve, por gjest i bukur sportiv: Uzuni i shënon Prishtinës, por nuk feston

-Instant, Sport, Video



Ferencvaros e kishte siguruar praktikisht të drejtën për tu kualifikuar më tej, pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë përballë Prishtinës, por hungarezët kanë menduar ti mbajnë larg rreziqet, duke zbritur në fushë edhe me yllin e tyre të skuadrës Myrto Uzunin. Sulmuesi i kombëtares kuqezi është përballur me ish-shokët e tij të Superiores, që luajnë për skuadrën kosovare dhe i ka shënuar gol në minutën e 48. Beratasi e ka kaluar topin mes këmbëve të portierit, por nuk ka festuar, duke qenë se i ka shënuar një skuadre shqiptare.

Uzuni nuk arriti të lërë gjurmë në ndeshjen e parë, ndërsa në Prishtinë i ka shkaktuar dëm katër ish-futbollistëve të Superiores, Besnik Krasniqi, Oto Xhon, Sabien Lilaj dhe Gledi Mici, që duhet të dorëzohen përballë klasit të sulmuesit të Ferencvaros.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *