• |
ide | kryesore

Video/ Teuta nuk luan dot filma me ‘Sherifa’: moldavët e thyejnë jashtë e brenda në Champions

-Instant, F1, Sport, Video



Një aventurë e përfunduar pa nisur mirë. Kthimi në Champions League i Teutës nuk ka qenë aspak si kishte shpresuar Edi Martini dhe të tjerët. Sheriff Tiraspol është imponuar me rezultatin 1-0 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar Moldavi, duk e rrumbullakosur totalin në 5-0 përballë një skuadre apatike, të paaftë të dhurojë asgjë të bukur, e privuar tani edhe nga Bregu i transferuar jashtë kufijve e pas kësaj ndeshje edhe pa Seferin që do të rikthehet tek Tirana.

Pasi kishin humbur keq në Niko Dovana në ndeshjen e parë 4-0, kampionët e Shqipërisë dolën të mundur edhe në kthim, por të paktën pa u shpërbërë si në 90 minutat e vajtjes, duke shmangur një goleadë që do të ishte e shëmtuar për statistikat, sepse kualifikimi ishte vendosur në favor të Sheriff që në ndeshjen e parë.

Në fakt u mendua më e keqja, sepse moldavët realizuan që në minutën e 6, me anë të Traore, i cili pas harikimit të Thill nga këndi, goditi fluturimthi nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në rrjetë. Ky gol vendosi sfidën, pasi në minutat në vazhdim, pavarësisht tentativave, rezultati mbeti i pandryshuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *