• |
ide | kryesore

10 vite burg për policin vrasës/ Babai i Klodian Rashës shpërthen në akuza: Kjo nuk është drejtësi! 

-Instant, Arkiva, Kryesore



Sërish pikëpyetje mbi drejtësinë. Vetëm 10 vite burg do të vuajë Nevaldo Hajdaraj, polici që ekzekutoi në mënyrë të pamëshirshme të riun Klodian Rasha tetë muaj më parë në Tiranë. Ndërsa gjykata vendosi për 15 vite burg, gjykimi i shkurtuar që iu mundësua policit të forcave “Shqiponja” i eliminon atij pesë vite brenda qelisë. Dhe askush më shumë se babai i Klodianit 25-vjeçar, Qazim Rasha, nuk do të shprehte zhgënjim kur vrasësi me veshje policie dënohet vetëm me 10 vite burg.

Në deklaratën për mediat që mbajti jashtë dyerve të Gjykatës së Tiranës, Qazim Rasha ngriti një pyetje: “Si mund ta quash këtë drejtësi?” 

Babai i Klodianit e quan njollë të zezë ngjarjen fund e krye. Ai e nis që nga manipulimet që u bënë, duke u munduar ta pikturonin djalin e tij si kriminel, e Nevaldo Hajdarajn si viktimë, e deri tek, siç thotë ai, vendosja për gjykim të shkurtuar “me një të rënë të lapsit”. 

(Polici i dënuar Nevaldo Hajdaraj në të majtë. Viktima Klodian Rasha në të djathtë) 

Përpara se të arrijmë tek deklarata e plotë e Qazim Rashës, duhet të sjellim në vëmendje faktet tronditëse që lidhen me vrasjen e të birit. Fakte që përligjin zhgënjimin dhe indinjimin e babait të Klodianit.

Asgjë nuk e bën më të qartë ngjarjen se video aq e kërkuar e vrasjes së Klodian Rashës, që u zbulua rreth një muaj më parë. Pamjet prekin.

Pasi rishohim mënyrën e ekzekutimit dhe kujtojmë manipulimet banale të bëra orët e para pas ngjarjes, por edhe ato më të sofistikuara të drejtuara nga qeveria, kuptojmë pse ngjarja indinjoi mbarë opinionin publik dhe jo vetëm babain e të ndjerit.

Me një vendim të firmosur nga vetë Edi Rama, vrasja policore e Klodian Rashës shpallej si “humbje jete aksidentale”. 

Image

Edhe pse dyshohej, sikurse u provua nga hetimet e prokurorisë, se polici Nevaldo Hajdaraj, që ka qëlluar mbi Rashën nuk kishte bërë procedurën e nevojshme të paralajmërimit përpara se të qëllonte, ai fillimisht po akuzohej për “vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” që nuk parashikon një dënim më të madh se sa 7 vite (pra realisht 2-3 vite burg). Akuza më pas kaloi në “Vrasje me dashje” dhe prokuroria doli me një pretencë që kërkonte 20 vite burg për policin.

Që në fillim të ngjarjes, policia e Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut u mundua ta zvogëlojë peshën e këtij krimi. Në njoftimin e parë, policia tha se Klodian Rasha “është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri”. Mediat krah pushtetit e morën këtë informacion duke përligjuar faktin se viktima mund të qëllonte me armë kundrejt policit të Shqiponjave.

Po në të njëjtën deklaratë u shtrëmbërua e vërteta duke aluduar se polici qëlloi në errësirë të plotë ndërkohë që investigimi i mëpasëm, edhe videoja së fundmi, treguan se në momentin e vrasjes kishte mjaftueshëm ndriçim.

Lexo më tej: Historia/ Nga justifikimi i dhunës policore te manipulimi i vrasjes së Klodian Rashës 

Por vetëm pasi nuk arritën dot ta manipulonin ngjarjen për të cilën kryeministri Rama nuk foli tre ditë me radhë dhe pasi u pa efekti i jashtëzakonshëm që ngjarja pati në publik, kryeministri ndërroi strategji.

Ai arriti të sigurojnë në fillim një vizitë në shtëpinë e Klodianit, ku Rama bëri edhe premtimin për një pension të përmuajshëm për familjarët e viktimës. Më pas, Rama kreu disa vizita tek familja e të ndjerit.

Shashkat manipuluese humbën shumë shpejt kredibilitetin pas mbulimit të madh mediatik dhe presionit të opinionit publik. Mijëra njerëz u derdhën në tubime që zgjatën me ditë e kulmuan me sulme me gura e flakadanë drejt Kryeministrisë dhe ministrisë që drejtonte Sandër Lleshaj, që si përfundim dha dorëheqjen pas protestave.

Kapitulli i vrasjes së tetë dhjetorit 2020, në orën 2:02 të mëngjesit, duket se po mbyllet sot. Dhe kur lexojmë për kalvarin e gjatë që familja e të ndjerit ka kaluar, kur Klodianit të vdekur i visheshin akuza nga më të papranueshmet dhe pesha e vrasjes i zhvleftësohej, kuptojmë zhgënjimin që ka sot Qazim Rasha, që mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Sot është momenti (për tu shprehur). Dua tju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësisht inskenimeve që u munduan me të gjitha format. Falënderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e 216, falënderoj çdo qytetar që mbushën sheshet.

Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie. Ishte një makabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht vret një djalë i ri në rrugicën e shtëpisë së vetë. 

Pavarësisht alibisë, ngjarjes, tragjedisë, arriti deri aty sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit dhe krimineli me petkun e viktimës. Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të m barë shoqërisë, por edhe shtetit. Kjo njollë e zezë nuk do i hiqet. Mesazhi im një, fëmija im iku, u varros, por fëmija juaj, gjaku është njëlloj si i të gjithëve. Mendoja që me këtë rast të shërbejë një shembull për këta që janë gjallë, të shërbejë si simbolikë që edhe ju keni kujdes, ruajini fëmijët tuaj. 

Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar. Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet. Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, deklaroi Qazim Rasha jashtë dyerve të Gjykatës. ©LAPSI.AL 



11 Comments

  1. Beji padi civile pasi gjykata penale e shpalli fajtor. Kerkoi 2-3 milion dollar qe mos e ngrej koken terre jeten.

    1. Le te shpresoj se do Kemi drejtsise edhe per 21 dhe Gerdeci si për Klonjane Rashen thotë:

      Apsulitisht ndjej dhimbje për atë djale të vrare Kote në moshte të rinse po edhe polici eshte denuare si pase të gjitha ligjeve në fuqi. Po si të ja bëjme për atë që i vrave Shkelzen Berisha Fatmir Medium .. Dhe të tjer me 21 janare që i vrave Sali Berisha dhe Lulzim Basha Veq për të tmerruare popullin që të mos dalin më në proteste… Dhe për të mbrojtur vjedhjet që kane kryer familja mafjoze e Sali Berishes dhe ilir Metes.. Në qofte se Sali Berisha Lulzim Basha Shkelzen Berisha dhe Fatmir Medium denohen sa eshte denuare ky polici… Unë do ta quaje drejtsise.. Unë e di se për familjen e viktimave si të Gerdeci si të 21 janarit si per familjen Rasha zemra e tyre do qane gjith mone..

    2. Or xhaxh ti ke dert dhe hak! Ta moren cunin ne lulen e rinise. Keta ropq… nga V-RROMA e prokurori e gjykate i hengert mortja. Bjeru nga pas, ngrije zerin kudo, ne cdo gazete e television, bej greve uria te marre vesh gjithe bota. Edhe keto plehra qytetare, e aktiviste ku jane? Cohuni pra dhe protestoni. Lerojini me damaluk keto pjellet nga kryeministria tek rruga elbasanit. Ta marrin vesh!

  2. po cfare drejtesie do te prisje ,tie shite gjakun e tete biri te rama dhe veliaj biles u ule ne gjunje para tyre .dhe ata ta shperblyen .

  3. Ndjes per ate djale qe iku
    Por ti pjelle komuniste qe u perleve me rilindasit shko mbill ndoni peme andej ku te gjith u ngriten per klodin ti falemderoje shtetin puji lengun tani pjell e shemtuar

  4. Me vjen shume keq per Klodianin qe ja shkurtoj jeten krimineli Nevaldo . Zoti Rasha…! Te jesh i sigurte se krimineli Nevaldo do lirohet pas 2 maximum 5 viteve. Per kete gje jeni Ju Z. Rasha qe kontribuat. Ju i pranuat ne shtepin tuaj dy kriminelet , Ramen dhe Veliaj madje jo njeher

  5. Perse kerkoke drejtesi ti zoteri, u dogj Tirana dhe ju that se nuk esht e drejt te digjet Tirana pasi kete Tiran po e drejton nje palaqo dhe kryet bash nje homo, keshtu duhet te kishe thene ti dhe e mershe vesh dhe ti se si do ishte sot fati i policit, dhe ti babai i Klodit do jesh monster si keta plerat qe qeverisin sot se ndryshe ata pasi e pane se ishe monster ti dhe gjykuan dhe u tallen me gjakun e nje te riu te pafajshem, piji lengun tashi o palaqo njeri dhe ti je njelloj si Edvin muti, si Erjon kurvi.

  6. shume keq

    humbja nuk zevendesohet

    denimi ta lehteson dhimbjne

    por ky denim te terbon dhe te con ne vetegjyqesi

    ndersa juve si prinder te keni turp , nuk shitet gjaku

    por ju maloket keshtu e keni , jeni legena shitetni per dy leke, mercenere leshi.

    ju bleu edi rama tani mos beni ze , te pabese jeni

  7. Më vjen shumë keq për Klodjan që i morën jetën në lule të rinisë polici i droguar bashkë me ata që e veshën polic Nevaldon por tani ti babai i klodjanit marrja të nxjerr me folë në medja se ishe ti që i pranove në shpi ata që të vranë djalin dhe nuk i falenderove asnjëherë gjithë ata të rinj që dolën në protestë për Klodin dhe kjo bëri që Klodi të dilte i pafajshëm dhe viktimë siç ishte se ata që pritet në shpi disa herë ti desh t’a nxorën djalin fajtorë,prandaj mbyll gojën se e shite gjakun e djalit të pafajshëm në lule të rinisë. Të kishe thënë këto fjalë në fillim do ish denuar vrasësi po ti me ata që pritet në shtëpi e denuan aq pak sa të kushte vra një kafshë shtëpiake. Klodi nuk paska lënë kënd pas.

  8. Bashkohem me bijte e Konices se madh! Ti e humbe gjyqin qekur i hape deren shtetit qe ta vrau. Per te te mbeshtetur u rrahen e u burgosen njerez ato dite. Dhe ti i shite te gjithe sepse je frikacak. Keq na ka ardh per djalin, per ty jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *