• |
ide | kryesore

Analiza/ Basha po e çon drejt vdekjes. A duhet ta mbyllë PD dyqanin?

-Instant, Kryesore



Lulzim Basha po vazhdon ta drejtojë PD-në drejt një shndërrimi burokratik vdekjeprurës. Tani, në prag të kongresit të jashtëzakonshëm që do mbahet në 17 korrik, ai ka miratuar një paketë ndryshimesh meskine që forcojnë rolin e kryetarit, bymehin pushtetin e tij duke zvogëluar peshën e kryesisë përmes shtimit të anëtarëve dhe duke rritur pa limit numrin e sekretarëve. Ndryshimet tipike  për profilin politik të Bashës të bazuar tek cic-micet e vogla, po e çojnë PD drejt asfiksimit, duke mos iu përgjigjur asnjë prej kërkesave, pyetjeve dhe dilemave intelektuale që kanë ngritur ata pak njerëz që janë të aftë të mendojnë brenda qerthullit opozitar.

Jo më larg se një ditë më parë, intelektuali i njohur Aurel Plasari, që ka qenë gjithnjë fshikullues ndaj asaj që e ka etiketuar se opozita e zyrave, ngriti dilemën se mos PD e ka mbaruar misionin e saj. Klithma e tij se mos ka ardhur koha që kjo parti ta mbyllë dyqanin, i ngjan një britme në shkretëtirë. “Mendoj që opozita ka nevojë të ngutshme për një riorganizim, për një platformë të re, për një program të ri. Ato janë shumë më të rëndësishme sesa thjeshtë gara e konkurencës me kundërshtarin. Por ka parti që ndoshta e kanë kryer misionin” tha Plasari në Opinion.

Në fakt, thirrja për një ndryshim rrënjësor, për një lidhje të ndryshme me shoqërinë, për ndërtimin e besueshmërisë së munguar dhe zgjerimin e radhëve me njerëz të rinj, janë atrikuluar edhe nga zëra publikë brenda PD. Një një shkrim të fortë të para disa ditëve në Panorama, profesori dhe deputeti i sapo zgjedhur Mark Marku theksonte se vërtet Basha u votua për herë të tretë për kryetar, por ai akoma “nuk e ka dhënë një përgjigje se pse duhej të rizgjidhej”. Ai theksonte se PD ka nevojë  “jo vetëm një ide hapjeje, por një ristrukturim të marrëdhënieve me grupet e interesit, shoqërinë civile, botën akademike, mediat, pra, me shoqërinë  shqiptare në tërësi. Për shkak të ngurtësimit 30-vjeçar të këtyre marrëdhënieve në PD, mendohet gabimisht se nevoja e trupës politike të PD-së për pushtet është edhe nevojë e shoqërisë shqiptare”. Konkluzioni i deputetit të ri është: “një forcë politike që nuk ka fuqi të ndryshojë vetveten, nuk mund të fitojnë besimin e qytetarëve se mund të ndryshojë shoqërinë”.

Pak a shumë në të njëjtin përfundim arrinte pak ditë më parë edhe deputeti tjetër i sapo zgjedhur Agron Gjekmarkaj, i cili në një artikull- platformë për PD e re shkruante: “As shoqërisë dhe as elitave nuk u imponohesh me të emëruar, por vetëm me partneritet”. Dhe vetëm një ndryshim radikal- sipas tij- mund të sillte rrëzimin e një klike të korruptuar që duket sot më e fortë se kurrë:” “Të mposhtësh një regjim të korruptuar, është e mundur dhe kjo ndodh kur shoqëria ta njeh ty kartën morale e mendore, të drejtën për ta bërë këtë”.

Para dilemës së Aurel Plasarit se mos ka ardhur koha që PD ta mbyllë dyqanin, Gjekmarkaj jepte ende shpresë: “Sot, PD ka nevojë të rithemelohet dhe të rindërtohet…PD e ka jetike të ndryshojë strategji, ligjërim, pse jo edhe njerëz, duke afruar e jo larguar. Ajo duhet të përmbyllë një histori 30-vjeçare për të hapur një të re, duke përcaktuar qartë misionin dhe objektivat, sidomos mënyrën si do t’i përmbushë ato”.

Po a kishte rast më të mirë sesa ta niste këtë proces gjatë garës për zgjedhjen e kryetarit të ri, apo në ditët para kongresit të jshatëzakonshëm?

Ndoshta edhe njëherë më shumë, Lulzim Basha, ka vënë në punë talentin e tij për të humbur çdo shanc dhe për të shpërdoruar çdo mundësi. Ja ç’i thoshte pak ditë më parë Mark Marku:”Organizatorët e kongresit deri tani, nuk kanë përcaktuar qartë modalitetet e zhvillimit të kongresit, mënyrën e paraqitjes së ideve dhe propozimeve, formatin e debatit të tyre, mënyrën se si ato do të paraqiten dhe mbrohen në kongres, mënyrën e votimit etj. Në këtë kuptim ekziston rreziku që kongresi të shndërrohet në një ngjarje rutinore, në një spektakël të zakonshëm PR-i, ndërkohë që pritshmëria e demokratëve dhe shoqërisë shqiptare është krejt tjetër: pas këtij kongresi ata presin të shohin profilin e qartë të një opozite që do të përballet me regjimin, strategjitë dhe taktikat  e kësaj përballje si dhe një alternativë ndryshimi….”.

Të gjithë këtë debat dhe valë që nuk zjen vetëm në kokat e intelektualëve pranë PD, por edhe në mendjet e atyre opozitarëve të pa shpresë që kanë kuptuar gjënë më të thjeshtë se “kështu nuk vazhdohet më”, kreu i PD po e shndërron në një rutinë burokratike përmes ndryshimesh të numrit të anëtarëve të, të posteve të sekretarëve duke u përpjekur në mënyrë të çuditshme të rrisë pushtetin e tij mbi një parti që mpaket dita ditës si lëkura e Shagrenit.

Ndoshta me Bashën vërtet ka mbritur pika ku duhet shtruar pyetja: “A duhet ta mbyllë PD-ja dyqanin”? 

©Lapsi.al



20 Comments

    1. Cdo monedhe, ka 2 ane, ky Lulashi, eshte ana tjeter, assi nenmenge i vampirit, antinjeriut Soros.
      Shikoni perzierjen e kunatit, nga Tepelena e Dubait, te Lulushit, qe eshte pjese e investimit mafioz, 2 miliarde €, ne Portin e Durresit, qe do te bej, Edvin Kristaq Rama, sigurisht keto 2 miliarde €, jane para te vjedhura nga taksat e shqiptareve, korrupsioni, krimi, droga, antishteti, abuzini, tenderat etj.

    2. Prape ti me Soros, mjaft se late nam. Po thoni te njejtat gjera ke ate BQ Grenell. Basha duhet te ikte. Edhe ata qe i votian pro tani po e kuptojne qe kane bere gabim

    3. Pse më duket që ish komunistët ,i janë qepur PD-së , dhe duan t’a shtinë në dorë me ndonjë vemje që vegjeton diku në rrangjet e larta të sajë. Po të ishte kaq keq PD-ja,llogjikisht do ishte shumë e lehtë,që organizime të reja do të fitonin teren politik pa problem. Por unë mendoj se “vampirët e kuq “ e duan PD si një ‘trophy’ për dy arësye:1-të ndjehen fitues (zotërues) ndaj partisë që i përmbysi;2- Të kthejnë pluralizmin në një sistem fasadë si e njëjta monedhë me dy faqe.(Ëndra e tyre e 90-ës)

  1. Cdo monedhe, ka 2 ane, ky Lulashi, eshte ana tjeter, assi nenmenge i vampirit, antinjeriut Soros.
    Shikoni perzierjen e kunatit te Lulushit, nga Tepelena e Dubait, qe eshte pjese e investimit mafioz, 2 miliarde €, ne Portin e Durresit, qe do te bej, Edvin Kristaq Rama, sigurisht keto 2 miliarde €, jane para te vjedhura nga taksat e shqiptareve, korrupsioni, krimi, droga, antishteti, abuzini, tenderat etj.

  2. Kur vete në banjë dhe nga ngutja lë pantallonat zbërthyer, “mbylle dyqanin!” është shprehja për të kopsit apo ngrejt zinxhirin e pantallonave. Luli s’ka dyqan fare, osht pa pantallona dhe pa brekë, osht “lakuriq me duar në xhepa!”.

  3. Ne radhe te pare ky duhej te dorehiqej sepse i gjithe faji i humbjes ishte i ketij deliranti qe kujtoji se pushteti tashme duhet ti kalonte ketij pa punuar e pa luftuar . Kujtoi se i gjati in u lodh , por harroi se pushteti lodh ate qe nuk e ka dhe jo anasjelltas . Nuk çoji nje lufte deri ne fund , gjithçka e la pergjysem , nuk beri nje betej qe tja nxirrte kryet deri ne fund , gjithe kohes as mish e as peshk . Dhe tani ne vend qe te nxirrte mesim nga pesimi dhe gabimet e tija , ky po behet me i keq se me pare . Tani po punon totalisht anapolla . Nuk me vjen keq per ty por per qindramijera demokrat qe shpresojne akoma tek nje humbes i perjetshem .
    Keshtu si po vepron dhe ashtu siç duken bathet e priftit , ky “bukurosh spanjoll” qe lider nuk u be kurre , edhe po nuk e mbylli vete dyqanin kane per tja mbyllur me force duke i perplase deren ne surratit .

  4. E mbylli se mbylli ca po na rruhet. Kjo parti ka marr fund. Vetem po doli nej parti me te rinj se te ky koqja ska shpres njeri

  5. Ky nuk ka me turp por me te paturpe jeni ju “kongresmena” , ju servilat qe i shkoni nga pas nje idioti si ky.
    Ku po i çon drejt gremines dhe keta i vene nha pas . ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu….pusht i sorosit

  6. Luljeta u katapultua ne PD prej doktorit. U be kryetar dhe ka per te qene kryetar per sa kohe qe do doktori.
    Eshte per te ardh keq po PD duhet te shkrihet qe ti hape vendin nje partije tjeter te djathte, ose te presim derisa te vdesi doktori.

  7. E kush na del “kungullzioni” i këtyre “anal-izave” ?
    Partia Demokratike e paska mbyllur misionin e saj e tash në Shqipëri duhet të dalin “parti të reja” të tjera të majta që të hapin “dyqanet”
    Ky është një projekt i vjetër i Sorosit.
    Teoria e tij e “shoqërisë së hapur”, kishte si bazë vazhdimësinë e së majtës duke e liberalizuar ekonominë nga një ekonomi e centralizuar etatiste, në një ekonomi të tregut të lirë kapitalist, por që synonte që rolin e biznesmenëve ta mernin “kuadrot e reja” komuniste e në Shqipëri punistët
    Nuk kam parë që të dalë një analist e të studiojë përbërjen sociale të “kllasës” së lartë të biznesit shqiptar.
    Kam përshtypjen se nëse do të bëhej një klasifikim në bazë të vlerave pasurore, 80% e shqiptarëve më të pasur do të na dilnin ish punistë, sot socialistë e vetëm pak prej tyre , ish të persekutuar politikë apo ish pronarë apo qoftë edhe biznesmenë me aftësi natyrore.
    E pra nëse epoka e PD, partisë së djathtë që përmbysi diktaturën monopartiake enveriste, paska përfunduar, kush na qenka ajo forcë “e re progresiste” që do ta ndryshojë Shqipërinë ?
    Do ta ndryshojnë “intelektualët” neokomunistë, “demokratët” e llojit Imami , Patozi, Topalli e Topollai apo Murrizi e Gjuzi me Jenisherin ?
    Apo do ta ndryshojë “liberali” Edi Rama ?

  8. Pa tjetër që ta mbyllë dyqanin Pd dhe ta mbajë hapur Rilindja. Dhe ta flenë mëndjen.Të rikthehemi përfundimisht atje ku ishim 30 vjet më parë.Sepse vetëm zhdukja e opozitës ka ngelur ,të tjerat janë arritur me kohë.Dhe tani po arreston grupet armiqësore siç bëhej dikur.BE se do.Dhe Amerikën e do se është Sorrosi se sa ishte Trup e nëmi gjithë kohës. Pra hapi i fundit “burgosjes e pushkatimi i grupit të deputetëve. Dhe për këtë i jepet ndihmë nga intelektualë dhe optimistë ish komunistë pasi kanë humbur pozitat dominuese që kishin në të djathtën e sidomos në Pd.

  9. partite ne albanistan ja ndermarje bisnesi asgje me teper, …….surrogato dhe ata qe i vene pas , ky vend ka pjerdhur qysh me 1944 ose me sakte kur u formua banda e pare kriminale me 41

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *