• |
ide | kryesore

Berisha ngre dyshime: Enver Hoxha ndihmoi mafiozin Totò Riina me ekspertë të Sigurimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Përgjimet e publikuara së fundmi në mediat italiane të kryemafiozit italian Totò Riina kanë tërhequr vëmendjen edhe në Shqipëri. I bujshëm është njëri prej këtyre përgjimeve ;i zbardhur nga gazeta “Il Fatto Quotidiano” ku flitet se si “Capo dei capi” kishte kontaktuar një shqiptar ekspert ekslozivësh në atentatet e tij që u morën jetën gjykatësve dhe prokurorëve.


Identiteti i këtij shqiptari mbetet ende mister për më tepër që bëhet fjalë për ngjarje të para viteve “90 dhe kur shqiptarët ishin ende të mbyllur brenda kufijve. Në prej përgjimeve flet për përgatitjet e atentatit me shpërthim eksplozivi ndaj gjykatësit Rocco Chinnici, ngjarje e ndodhur në 29 korrik 1983 në Palermo. Në përgjime del se në momentin e mbushjes së makinës me eksploziv në një garazh ndodhej edhe një shqiptar.


Kjo histori i ka tërhequr vëmendjen edhe ish-kryeministrit Sali Berisha që hedh dyshime se regjimi komunist i Enver Hoxhës kishte ndihmuar mafian italiane.

“Capo dei capi” Toto Rina në regjistrimet e antimafjes italiane flet për një shqiptar specialist eksplozivi që shfaqej para akteve të mëdha terroriste dhe zhdukej. Ai nuk dinte italisht, nuk fliste nuk ishte anëtar i Ndragetës, por përgatiste autobombat me te cilat mafia italiane kryente aktet terroriste.

Nga Shqipëria në atë kohë vetëm terroristë të sigurimit të shtetit mund të shkonin në Itali dhe të ktheheshin si dhe kur të donin. Pyetja legjitime shtrohet a po ndihmonte Enver Hoxha mafjen italiane dhe “brigade rose” kundër borgjezise dhe qeverise se vendit fqinj?!?” – shkruan Berisha në Facebook. ©LAPSI.al

PËR MË SHUMË LEXO:  Dalin përgjimet/ Kush është shqiptari misterioz që kërkonte kryemafiozi Totò Riina

4 Comments

    1. A lexove se cfare shkruhet ne lajm apo ja fut kot? Aty po flitet jo per dy gjykatesit e 92 por per gjykatesin e vitit 1983 kur Enver Hoxha ka qen gjalle.

  1. Berisha shko se e more ne qafe Partine Demokratike, dhe demokracine. KETE TA THA EDHE ISHNENKRYETARI PD-se dhe ishpresidenti Topi. mos fol me se ti je komunisti me i perbetuar i kohes se enverit , DHE FLAMURTARI I LUFTES SE KLASAVE, shkaterrimtari i te djathtes shqiptare. Je personi non grata ne SHBA. Zhduku nga skena politike se nuk te beson askush me. Largohu nga politika, se sa me gjate te qendrosh ti ne politike, kjo eshte fitore per Edi Ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu