• |
ide | kryesore

Dënimi me 10 vite i policit/ Babai i Klodian Rashës: Si mund ta quash drejtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Babai i Klodian Rashës ka komentuar i zhgënjyer  vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila dënoi sot me 15 vite burg ish-policin e Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili do të vuajë 10 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Qazim Rasha tha se kjo njollë e zezë nuk do i hiqet shtetit dhe i bëri thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ruajnë fëmijët.

Do vijë momenti që do ti themi a gjëra. Sot është momenti. Dua tju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësisht inskenimeve që u munduan me të gjitha format. Falënderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e 216, falënderoj çdo qytetar që mbushën sheshet. Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie. Ishte një makabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht vret një djalë i ri në rrugicën e shtëpisë së vetë.
Pavarësisht alibisë, ngjarjes, tragjedisë, arriti deri aty sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit dhe krimineli me petkun e viktimës. Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të m barë shoqërisë, por edhe shtetit. Kjo njollë e zezë nuk do i hiqet. Mesazhi im një, fëmija im ik, u varros, por fëmija juaj, gjaku është njëlloj si i të gjithëve.
Mendoja që me këtë rast të shërbejë një shembull për këta që janë gjallë, të shërbejë si simbolikë që edhe ju kini kujdes ruajini fëmijët tuaj.
Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar. Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet.
Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, deklaroi Qazim Rasha.



8 Comments

  1. Mos u bej merak, se eshte po ajo drejtesi kur i prite ne takim Ed Ramen bashke me ate klyshin e bashkise. Cfare prisje ti zotri kur shite gjakun e djalit tend??? U mbush sheshi me rini qe protestuan per kete Padrejtesi qe ju be ju personalisht edhe shoqeris ne pergjithesi. U vra nje i ri drejte per drejte, pa piken e pergjegjesise, kurse ju i pritet te nesermen per kafe, kryetaret e atij qe vrau.

    Pse pret qe gjykates ti vij me shume keq per djalin tend, sesa te erdhi ty??? na dhimbsej me shume ne qe hengrem gaz lotsjelles per te mbrojtur te drejten, kur ti mer komunist i vjeter i prisje per kafe ne shtepi.

  2. Mos harro demshperblimin. Edhe ullirin e Lalit. E shite gjakun. Ashtu sic shqiptaret shiten voten. Uleni koken tani.

  3. Ik e falju atij Lali Plehut qe dole ne tv me te per 1 cope rruge dhe 1 peme dhe kriminelit skizofren drogaxhi qe e prite plot 3 here ne shpi !

    Neve mos na ca shume veshet se vete e gatove kete gjelle!

  4. Baba mbetet babe gjithmone, por ti mor delenxhi nuk me duket se e meriton kete emer, e them me plot goje dhe ta them pse.
    Kur u vra djali yt, nuk lauan 24 ore dhe dolen gjithe rinia e qytetaria e Tiranes ne shenje proteste dhe per te ushtruar presion per drejtesi. U rrahen e dhunuan qytetare, prinder ishin edhe ata, per djalin tend dhe mire bene, Ju Lumte, do ta kishte bere cdo prind per femijen e tij, perjashto ty more palaco.
    Por nuk kaluan as pak dite dhe jo vetem qe more leket nga kryeqelbesira Rama, por i prite i dhe dhe kafe me pretekstin e “fisnikerise”, qe ti tregove se nuk e ke.
    Drejtesise mos i kerko gje sepse ti i dhe shkakun dhe argumentin per te arritur ne kete vendim.
    Per ty aspak keqardhje se ne ferr do digjesh, per djalin e ndjere Zoti qofte me te.
    Per ate djale ti nuk e meriton emrin babe, dhe nje sugjerim mos dil me neper media sepse mjafton ajo dalja jote e perzemert me kryeqelbesiren dhe qelbesirat e tjera

  5. Quhet drejtesi kjo si nuk quhet?! Kjo eshte drejtesi Rilindese kur e pranon te vij jo njehere, por tre here vrasesin (Ramazanin) ke shpia per te bere pazarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *