• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga vrasja me thikë e shqiptarit në Mykonos të Greqisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e një 27-vjeçari shqiptar të hënën që lamë pas, në ishullin e Mykonos në Greqi. Sipas mediave greke i riu shqiptar punonte në sektorin e ndërtimit dhe vrasja ndodhi pas një zëmke për shkak të mosmarrëveshjeve për pagën.

Hetimet nga autoritetet greke dhe dëshmia e 5 të arrestuarve ka zbuluar se në sherr kanë marrë pjesë 12 shqiptarë, të cilët kishin lënë takim për t’u sqaruar në Mykonos.

Agravimi i situatës dhe nxehja e gjakrave bënë që zënka të përfundonte me një viktimë. 27-vjeçari u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend. Mësohet se ai kishte disa muaj në Mykonos pa dokumente.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *