• |
ide | kryesore

Igli Tare mbyll çështjen Luis Alberto: “Sarri ka sjellë entuziazëm”

-Instant, Sport



“Luis Alberto është kthyer sonte dhe është në grumbullim me ekipin në Auronzo di Cadore”. Kështu, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka mbyllur çështjen në lidhje me playmakerin spanjoll, i cili nuk ishte paraqitur në qendrën e grumbullimit bardhekaltër. “Ardhja e Sarrit ka ndezur me të vërtetë një entuziazëm të madh në qytet, tifozët e kërkuan atë fuqimisht dhe ne i kënaqëm ata”, shtoi drejtori sportiv shqiptar i bardhekaltërve.

“Kemi sjellë një trajner të shkëlqyer te Lazio dhe derbi i Romës do të shihet në të gjithë botën me shumë kënaqësi”, shtoi Tare duke promovuar në këtë mënyrë derbin kryeqytetas mes Lazios së Sarrit dhe Romës së Mourinhos që do të luhet në 26 shtator. “Ka gjetur një skuadër shumë të motivuar, në pesë ditët e para të grumbullimit pashë entuziazëm të madh për punën e tij. Ai vetë tha se është në një vend ku mund të luajë futboll siç i pëlqen”, përfundoi Tare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *