• |
ide | kryesore

Messi pranon përgjysmimin e pagës: akord me Barcelonën për 5 vjet kontratë

-Instant, F1, Sport



Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje në parim për rinovimin e kontratës së argjentinasit. Sipas mediave spanjolle, kontrata e re parashikon një kohëzgjatje prej pesë vjetësh. Megjithëse u fol për mundësinë e një rinovimi prej vetëm dy vjetësh, për të lejuar më pas kampionin të fillonte një aventurë jashtë Spanjës, është vendosur për një kohëzgjatje më të madhe. Messi do të fitonte me këtë rinovim 50% më pak, në krahasim me pagën e marrë deri më tani.

Numri 10 ka pranuar kushtet e Barcelonës sepse e kupton situatën ekonomike të klubit. Bëhet fjalë, në momentin aktual, për një akord në parim dhe që nuk është ratifikuar ende zyrtarisht. Tani duhet të takohen avokatët e të dy palëve për të diskutuar detaje të ndryshme. Detaje që do të finalizohen në vazhdim me njoftimin zyrtar, në fund të korrikut. Klauzola e zgjidhjes së kontratës do të jetë rreth 350 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *