• |
ide | kryesore

Muriqi nuk kursen elozhet për Hysajn e Sarrin: “Një nga më të mirët në botë, do i tregoj vlerën time”

-Instant, Sport

“Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë në këtë kampionat, dua të arrij në fund të sezonit dhe të jem në gjendje të flas për Muriqin e vërtetë”. Me këto fjalë sulmuesi kosovar i Lazios, Vedat Muriqi, ka lëshuar sfidën nga qendra e grumbullimit të bardhekaltërve në Auronzo. “U bënë dy vjet që nuk kam kryer presezon, vitin e kaluar kisha edhe Covid. Po punojmë mirë, do të ndihem gjithnjë e më mirë dhe do të jem i gatshëm për Lazion”, shpjegoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës për Lazio Style Channel.


Një batutë edhe për Maurizio Sarrin: “Trajneri flet me të gjithë, nuk kemi pasur biseda private, nuk mendoj se do të ketë ndonjë nevojë, por sidoqoftë do të jem i lumtur nëse do të mund të flas me të në privatësi. Ai është një person i sinqertë ”, vazhdoi ai.


“Unë kam luajtur me Hysajn dhe Strakoshën kur ishim të gjithë në kombëtaren Under-21 të Shqipërisë: ai është një lojtar i shkëlqyer, e njeh futbollin e Sarrit, është një anësor shumë i mirë, do të përfaqësojë një përforcim të mirë për Lazion. Moduli – përfundoi ai – do të vendoset nga trajneri, do të na duhet pak kohë për t’u përshtatur me lojën e re, por ne jemi lojtarë dhe kemi në drejtim një nga trajnerët më të mirë në botë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu