• |
ide | kryesore

Zbardhet dosja/ Zv.Ministrja e Ramës mori ryshfet 1 mijë Euro, një celular dhe një arkë me peshk

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka rënë rastësisht në ‘rrjetën’ e SPAK.

Sipas dosjes hetimore, të siguruar nga gazetari Eni Ferhati për Euronews, mësohet se SPAK ka qenë duke hetuar një tjetër procedim dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv.ministres.

Në dosjen hetimore saktësohet se Rovena Voda nën cilësinë e zv.ministres së Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare prej 1 mijë euro dhe përfitime materiale (celular) nga Majlinda Hasani, në rolin e sekseres, për të punësuar Florida Beun.

Madje gjatë bisedave të tyre është zbuluar se znj. Voda i ka thënë që se nuk e punëson dot si shefe, por mund ta emërojë specialiste diku.

Më pas, në shkurt të 2020-ës, ato janë janë takuar në ministri dhe Florida Beu ka aplikuar në 11 vende vakante.

“Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshk”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi për punësim.

Rovena Voda po hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK.

Ish-zyrtarja akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.



11 Comments

  1. Mos ka qene arke me ngjala. Sa pabuksa paskeni qene o rilindas, mire qe nuk kerkove dhe ndonje arke me speca apo domate

  2. Pra , te ministria e rendit asnji nuk ka punuar, te gjithe me dallavere tenderash, pazare per vende pune, ptuuuuu
    Kurse bashkite e durresit e kavajes ne kulmin e sezonit nuk mbledhin plehrat, ptuuuuuuu ndyresira qe pagohen me taksat e popullit , kurse ministrite dhe kryeministria bejne show me vilat ne bregdet.
    Nga ana tjeter Lul Basha aksioner te arabet e Emar .

  3. Po ndonje kapele apo kostum polici, i kane dhene gje? Apo i kane dhene euro ne dore per t’i shruar edhe 50 dhe per te blere tri kapele. Jo per gje, por meqe eshte edhe zv.ministre e brendshme

  4. Me nje arke peshk-e beri specialiste ne DAP. Po me nje arke salmon atlantiku behesh drejtor drejtorie??

    A te qifsha SPAKUN, hidhini ushqim per konsum ketij populli topuz. 25 milion euro kapele policesh, 40 milion euro 2 km asfalt ne unaze me fallsifikim dokumentash kompanie, dosjet 184 e 339, ato kingat qe benin votat e pavlefshme duke vene shenja me laps pa e rrujt sqetllen fare duke e ditur se ishin nen kamera, shembja e teatrit me procedura ne kundershtim menkushtetuten, etj etj etj kur do i hetoni? Apo po prisni noj arke peshk dhe ju si shtyse per te fillu pune:).

    Po kur thote Paulin Rama ( de fakto kryetari i SPAK): problem jane tenderat qe i qepin me porosi?. Dhe kete e thote Paulini qe qepi jo kritere tenderi por LIGj ME POROSI per Fusha Kompani per te shemb teatrin e per te bere kulla.

    Si thone keta rilindasit e kamufluar: ja iku Paulini pas 12 vitesh, po kush do vije??

    Zgjidhja eshte protesta pa kthim per rrezimin e kesaj qeverie, sic do bente cdo popull me dinjitet e respekt per veten!

  5. po peshkun me ate kurven koreane te bande ambasades e hengri ,apo ajo buca koreane e ha te zamir manja .promovimin e kurvave te rilindjes dhe bandave i ben mire geisha koreane dhe pastaj fshihet si muti per pake kohe per tu rishfaqur me fytyren e saje te qelbur.

  6. vura re me kujdes qe peshqit ishin me koke, te gjithe, dhe te papastruar…

    sepse kjo qeka nje pastruese shembullore kokash peshku

  7. Ju thafte dora kush na beri shtet. Do ike voda do vij corovoda pastaj bracevic brataj majko me niko pelesh bythe etj etj. Mielli serb vazhdon. Robt ku ti keni. Ju turperoni edhe djallin vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *