• |
ide | kryesore

Auditi i qeverisë: 10 milionë euro shkelje me tenderat në 2020-n

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sistemi i Prokurimit Publik rezultoi një nga fushat me problematike në drejtim të respektimit të rregullave dhe bazës ligjore për tenderimin e fondeve publike.

Pas Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka evidentuar ndër vite abuzimet financiare më anë të prokurimeve publike, edhe auditi i qeverisë e konsideron këtë fushë problematike. Pavarësisht se gjatë vitit të kaluar pandemia kufizoi disi veprimtarinë e kontrollit të brendshëm të qeverisë, në inspektimet e ushtruara u zbuluan 9,238 shkelje, devijime dhe dobësi në sistemet e prokurimit publik.

Gjatë vitit pandemik auditi i qeverisë gjeti një dëm financiar prej 1,2 miliardë lekësh ose rreth 10 milionë eurosh, ku 45 për qind e vlerës i takon sistemit të prokurimeve publike.

Gjetjet kryesore në sistemin e prokurimeve ishin mos argumentim dhe mbështetje me kërkesat dhe nevojat e njësisë në planifikimin për mallra/shërbime, si dhe përllogaritjen e fondit limit. U gjeten shkelje të procedurave të prokurimit publik përfshirë specifikimet teknike, procedurat e tenderimit, si dhe zbatimi i kontratave.

Nuk u ndoqën të gjithë hapat ligjorë për blerjet me vlera të vogla, si dhe favorizimi në disa raste i blerjeve të të njëjtit operator ekonomik.

U gjetën gjithashtu përllogaritje të paargumentuara të fondit limit, si bazë për fillimin e procedurave të prokurimit.

Auditi i qeverisë gjeti nënshkrim të kontratës duke ndryshuar kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit me të cilat është shpallur fitues subjekt.

Një tregues tjetër i analizuar është “Të gjitha kontratat janë dërguar në kohë pranë degës përkatëse të thesarit”, i cili përcakton numrin e kontratave të dërguara pranë degëve të thesarit pas tre ditëve nga data e nënshkrimit të tyre kundrejt numrit total të kontratave të dërguara në thesar.

Për vitin 2020, ky tregues është vlerësuar mesatarisht në nivelin 1.8 pikë nga 4 pikë të mundshme (ose 45%), duke reflektuar një situatë jo mjaft të kënaqshme, përafërsisht të njëjtë me vitin 2019.

Auditi i qeverisë vë në dukje se të gjitha institucionet paraqesin mangësi në këtë fushë, kryesisht njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat janë vlerësuar mesatarisht me 1.6 pikë.

Ndërkohë, arsyet për mosrealizimin e këtij treguesi vijnë kryesisht si pasojë e mungesës së disponibilitetit të personave, të cilët nënshkruajnë kontratën, duke shkaktuar vonesa në dërgimin e tyre. Gjithashtu, afati ditor prej 3 ditësh për dërgimin e kontratave në thesar është praktikisht i pamundur për t’u zbatuar nga institucionet, të cilat nënshkruajnë dhe menaxhojnë një numër shumë të madh kontratash. /B.H. Monitor



2 Comments

  1. Keta jane pallavra ushqim per lajme per popullin na qenkan shekelur ligjet vetem per 10 milion ero mashtrim mashtrim mashtrim cfar jane 10 milion ero ne krahasim me 2.2 milarde euro keta meskarenje bejne sikur bejn audit .Por nje gje do jete e vertet rrokat frrokat markat vojdat ndrecat lleshat marki dhe cdo malesor qe ka shkelur ligjin dhe i ka sherbyer edi rames do shkoj ne burk kjo eshte e pa shmagkshme kush eshte me i dobet iken .pra Çucin Rucin me te tjer jane te pa prekshme.Por ketyre mire ua bene i shfrytezoj kete klase te keqe dhe do i hedh ne rruge,Ai me qen shfrytezonte Shkelqim Canin manjanin me te tjer por jo i thane ne jemi specialist ne fushen tone ne largohemi dhe ty ste sherbejme qorrazi.Pra keta ta gezojn voda ndreca rrokat frokat markat market lleshat dhe nuk perjashtohet mundesia mesi i shkodres dhe doshi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *