• |
ide | kryesore

Babë e bir në burg për vrasjen e vajzës, njerka: Shkëlzeni falej 5 vakte, thotë ‘do e gjej kush ma vrau motrën’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një jetë e çrregullt familjare deri në vrasjen në vitin 2012 dhe identifikimin e të resë në shtator 2020. Kjo është historia ende e pambyllur Eglantina Bucit, për vrasjen e së cilës janë të akuzuar babai i saj Faiku dhe vëllai Shkëlzeni, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar krimin.



Ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka ardhur dëshmia e gruas që i ka rritur. Ajo tha se Eglantina nuk pranonte të jetonte me ta dhe se e kishin nxjerrë nga shtëpia kudo që kishte vajtur. Teksa këmbëngul në pafajësinë e Faikut dhe djalit të tij Shkëlzenit, ajo tregon se babai i Eglantinës e përjetoi keq lajmin.

Lexo më tej:“Më detyruan të shkoja me 50 burra në një natë.më përdorin koka shteti për prostitucion”/ Zbulohen dëshmi tronditëse për Eglantina Bucin 

“Skam ditur gjë. Kur vdiq djali, i kam thënë Elonës, di gjë ku është Eglantina se e ka vëlla, të vijë. Pasi ka dalë nga qendra nuk e di ku ka jetuar. Një herë kishte jetuar tek xhaja i vet, Bashkimi. Bashkimi e kishte nxjerrë jashtë, ka shkuar tek Elona. Prej tek Elona ka dalë, ka shkuar tek nëna e vet, nga nëna e saj e kanë nxjerrë dajat jashtë. Nuk vinte në shtëpi, thoshte do bëj jetën time. I thosha hajde moj mam”, tregoi ajo detaje nga jeta para vrasjes së të resë.

Ajo deklaroi se Shkëlzeni është kërcënuar në burg që të pranonte autorësinë e vrasjes dhe se ai është një djalë i vuajtur, por i respektuar dhe besimtar. Gruaja i bëri thirrje drejtuesve të shtetit dhe organeve të drejtësisë të zbardhin vrasjen e Eglantinës dhe të çojnë pas hekurave autorët e vërtetë.

“Faikut i ka ikur mendja. Shkëlzeni thoshte do dalë ai që ia ka bërë këtë motrës ime dhe thotë unë do ia marr hakun motrës sime dhe sot thotë (qan). Shkëlzenin dhe në burg e kanë kërcënuar që të pranonte. Nga e njoh unë Shkëlzenin, çfarë prejardhje ka, çfarë respekti e sjelljeje, ai është falur 5 vakte në xhami…Për punën e vajzës me jetën time iu hyj garant, nuk kanë dorë as Faiku dhe as Shkëlzeni. Ajo dëshmi për atë që ka ndodhur tek shkolla që ka qenë i akuzuar. Shkëlzeni ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë më herët dhe më pas është tërhequr. I thashë pse nuk bashkëpunove me shtetin. Kam bërë shumë mund për t’i rritur.
I bëj thirrje presidentit, Edi Ramës, shtetit të zbardhin vrasjen e Eglantinës”, deklaroi gruaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu