• |
ide | kryesore

Conference League/ Partizani me mendjen te Basel, Vllaznia e Laçi në kërkim të përmbysjeve të mëdha

-Instant, F1, Sport



Skuadrat shqiptare janë gati të kërkojnë kalimin në raundin e dytë të Conferencë League, edhe pse për Vllazninë e Lacin misioni është shumë më i komplikuar se për Partizanin. E pikërisht, sfida e shkodranëve që kanë dalë të mundur mes polemikave në Bosnje dhe ajo e kurbinasve që u mundën në Podgoricë, janë edhe me rrezikshmërinë më të lartë për një dalje të shpejtë nga turneu të skuadrave shqiptare.

Për kuqeblutë e Brdaric detyra është vështirësuar shumë me 3-1 në një ndeshje plot polemika kundër Siroki Brijeg. Shkodranët kanë kontestuar fort arbitrin rus Maytunin, por në Loro Borici, në orën 21, duhet të shënojnë të paktën dy gola për të cuar ndeshjen në barazim. Goli i shënuar me 10 lojtarë në minutat shtesë nga Coba ka dhënë mëgjithatë shumë shpresë e reflektuar edhe në deklaratat e teknikut gjerman të Vllaznisë. Për më tepër, tashmë edhe Latifi ka marrë më shumë ngarkesë në këmbë me punën me ekipin e kuqeblutë do të kenë nevojë për kualitetin e tij për tia dalë.

Kurbinasit ndërkohë duhet të rinisin nga penalltia e humbur në minutën e 95 nga Mazrekaj, kur përballë në ndeshjen e orës 20, të kenë Podgoricën, fituese 1-0 në ndeshjen e parë. Nuk është rezultat i pakthyeshëm, por kërkon natyrisht vendosmëri e impaktin e duhur nga bardhezinjtë e Duros, që kërkojnë me cdo kusht të marrin të drejtën e kalimit të raundit në kompeticionin më të ri të UEFA-s, objektiv që natyrisht lidhet edhe me anën financiare, pas një viti në të cilin u investua fort për titullin, që në fund i shpëtoi nga duart.

Skuadra e vetme fituese në ndeshjen e parë nga skuadrat tona ka qenë Partizani, që shkon në Moldavi për të mbrojtur 5-2 me të cilin shpartalloi Sfintul Gheorghe. Të kuqtë do të zbresin në fushë në orën 19.00, për 90 minutat e kthimit të një ndeshje që Daja nuk e konsideron aspak shëtitje. Në fakt po të mendosh që Sfintul ka kaluar dy herë në muajin e fundit Sheriff Tiraspol, duke i marrë Kupën e Superkupën, mjafton që në kampin e kuq të bien këmbanat e alarmit, që janë rritur edhe më shumë nga gjendja jo optimal fizike e Mustës e Belicës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *