• |
ide | kryesore

Del LISTA e Bashës/ Këta janë 600 kandidatët për Këshillin Kombëtar të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka publikuar listën me 600 kandidatë për Këshillin Kombëtar, të cilët do i dërgohen Kuvendit Kombëtar të PD-së për miratim në mbledhjen që do të mbahet të shtunën.

Në këtë listë bën pjesë edhe kreu aktual i Keshillit Kombetar, Bujar Nishani, një nga kritikët më të fortë të Lulzim Bashës.

Në listë kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së janë disa emra të njohur si moderatorja Oriela Nebiaj, e cila nuk arriti që të hynte në parlament, djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, regjisori Robert Budina, ish-lojtari i kombëtares Andi Lila, por edhe të rikthyerit Gazment Oketa dhe edhe deputetja Fatjona Dhimitri, e cila theu vendimin e kryetarit Basha duke hyrë në parlament.

Pavarësisht rivalitetit për postin e kryetarit të PD-së në listë është edhe Edith Harxhi dhe kritiku Arben Ristani, ish-sekretar i përgjithshëm i PD-së. Sipas rregullores së brendshme të PD-së, ish-presidentët nuk kalojnë për votim. Mes tyre bën pjesë dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përjashtohen nga votimi në Kuvendin e partisë edhe deputetët.



1 Comment

  1. Nofru
    Shume te denje i kane gjeturkandidatet e Korces.Po te jene edhe te tjeret si ata lum si p.d ja se lumi do ta marre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *