• |
ide | kryesore

FOTO/ Ministria e Kulturës: Varreza e gjetur në Përmet është mesjetare, jo e komunizmit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Kulturës ka dhënë një tjetër variant për eshtrat e gjetura në Përmet. Ndryshe nga Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë që këmbëngul se ato u përkasin ekzekutimeve gjatë periudhës së komunizmit qeveria jep një tjetër shpjegim.

Ministrja Elva Margariti shkroi në Facebook se në Përmet është zbuluar një varrezë mesjetare.

“Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat – Përmet”, dolën në dritë disa varre.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori menjëherë pezullimin e punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tanë realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.

Nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale u diskutua dhe u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit nga ana e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, për varrezën e identifikuar.

Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar” – thuhet në reagimin e ministres.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti Meta që kërkoi zbardhjen e saj. ©LAPSI.al

May be an image of outdoors May be an image of outdoors

May be an image of outdoors



3 Comments

  1. Keta qe duan 5 dite te nxjerrin pergjigjet e analizave te virusit…. e gjeten brenda dites analizen moshire te eshtrave!!!!!!

  2. Ska faj se ngaqe e kane “rilindur” Shqiperine, vrasjet e Shefqet Pecit, Mehmet Shehut e kases se gjysherve te tyre ne 1944 ju duken nga koha e “mesjetes”.

  3. Kur e kanë ditur që në atë vënd kishte varreza pse atëherë bëhen punime????Aq të saktë janë përse nuk u njoftuan zyrtarisht për këtë vënd ndodhej varrezash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *