• |
ide | kryesore

GJKKO e lë në ‘arrest shtëpie’, Rovena Voda mohon akuzat: S’kam lidhje me këtë procedim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ministren



Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet për korrupsion. Ndërkohë e njëjta masë sigurie është lënë edhe për dy avokatet, Florida Beun dhe Majlinda Hasanin. Sipas SPAK, Voda ka marrë 2 mijë euro ryshfet nga Florida Beu, për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme, ndërsa personi lidhës mes tyre ishtre Majlinda Hasani.

Ndërkohë, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, bën me dije se gjatë seancës Voda ka mohuar akuzat, ndërsa është shprehur se “kur të përfundojnë hetimet, do të shikoni që unë nuk kam lidhje me këtë procedim penal”. Florida Beu nuk ishte e pranishme gjatë dhënies së masës së sigurisë, pasi në seancë ajo u ndje keq dhe për pasojë u dërgua në spital.
“Report Tv’ mësoi sot të tjera detaje në lidhje me dosjen e Rovena Vodës, ku rezulton se ajo ra në ‘rrjetën’ e SPAK nga përgjimet që Prokuroria e Posaçme kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.

Nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë lënë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *