• |
ide | kryesore

Greqia nuk gjen qetësi, 2794 raste të reja me Covid, 402 me variantin Delta

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet greke njoftuan të enjten 2794 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilat 7 janë identifikuar pas kontrolleve në portat hyrjes të vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 450,512.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 132. Që nga fillimi i pandemisë, 2,740 pacientë janë larguar nga ICU. Lidhur me mutacionet, regjistrimet e reja treguan 402 raste në total me variantin Delta, ndërsa llojet e mutacionit të Afrikës së Jugut u dyfishuan, pasi nga 115 të regjistruar në 2 korrik, ata arritën 215 pesë ditë më vonë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 vdekje të reja të pacientëve me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 12,819 vdekje.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *