• |
ide | kryesore

“Kam një bombë gati për ta shpërthyer”: Messi bllokohet dy orë në aeroport për një kërcënim ndaj fluturimit

-Instant, Sport



Një frikë e madhe, por për fat të mirë asgjë më shumë se kaq. Ajo e përjetuar nga Lionel Messi, pak para se të nisej nga Rosario për në Buenos Aires, për fat të mirë rezultoi në vetëm një vonesë të thjeshtë, por në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit u përjetuan momente terrori.

Argjentinasi fluturoi në Buenos Aires për tu marrë me disa dokumente në lidhje me lëshimin e një vizë për të hyrë në SH.B.A., ku Pleshti mbërriti dje për të shijuar pushimet e tij të merituara. Por fluturimi u vonua me dy orë për shkak të një telefonate anonime që paralajmëroi autoritetet portuale për praninë e një bombe në zonën e check-in. Të vënë në alarm nga një individ, i cili pretendonte të kishte një bombë gati për të shpërthyer në bagazhet e tij, forcat e sigurisë u detyruan të mbyllnin aeroportin ndërkombëtar “Islas Malvinas”, vetëm për të zbuluar pas një kontrolli të kujdesshëm se ishte një alarm i rremë. Në fund, argjentinasi ishte në gjendje të arrinte në Buenos Aires dhe, prej andej, të fluturonte në mbrëmje për në Miami, ku gruaja dhe fëmijët e tij po prisnin që ai të fillonte pushimet. Vetëm një frikë, për fat të mirë, e cila në asnjë rast nuk ndikoi të prishte entuziazmin për marrëveshjen me Barcelonën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *