• |
ide | kryesore

Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, pas debateve miratohen 4 vendime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar pas 2 orësh e gjysmë mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku nuk kanë munguar edhe debatet për rezultatet e arritura në zgjedhjet e 25 prillit.

Në fund të saj janë miratuar 4 pikat e rendit të ditës që kishin të bënin me shqyrtimin e përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit për fazën e parë të saj, ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike që do t’i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 korrik, miratimin e urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe njoftimi nga Kryetari Basha i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, një nga ish- kandidatët për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli tha se u diskutuan edhe propozimet e tij për ndryshimet në statut, por ka pasur mendime të kundërta me Bashën, sa i përket rolit të kryetarit të partisë.

“Jemi ende në kohë për të shfrytëzuar Kuvendin Kombëtar për të denoncuar të keqe, por edhe për të parë me përgjegjshmëri, për ta bërë këtë parti të pasur, të hapur dhe konkurruese, ndryshimet e propozuara nga unë, u diskutuan, u gjykuan të parakohshme opinioni më dashamirë, por me kryetarin Basha ndajmë koncepte të ndryshme për rolin e kryetarit të partisë. Uroj që Kuvendi Kombëtar të kuvendojë që të ndryshojmë veten tonë, të jemi më të hapur”, – tha Kadilli.

Burime nga mbledhja cituan se drejtuesit politikë kanë debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Drejtuesi politik i Korçës, Edmond Spaho, është shprehur i pakënaqur me analizën përfundimtare për qarkun Korçë. Sipas tij, ky qark ka arritur objektivin, duke marrë 5 mandate.

Pjesë nga debatet në mbledhje:

Edmond Spaho: Aty ne raport z.Bardhi thua qe Korca nuk ka dale brenda pritshmerive? Si e shpjegon? Une kam bere tjeter analize. Kam marre rezultatin me te mire. Kam pasur objektiv 5 mandate, kam fituar 5 mandate.

Edi Paloka: Ky dokument nuk eshte realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojme ne kete menyre si eshte hartuar. Keshtu del sikur njeri ka punuar mire, nje tjeter jo.

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizes nuk eshte bere nga une, por eshte bere sipas nje plani te bere nga konsulentet. Mbi bazen e asaj metodologjie eshte bere analiza.

Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes rezultati, analiza nxit emulacionin. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.

Gazment Bardhi: Analizën për faktorët e brendshëm, degë më degë do e bëjmë në një fazë të dytë, në shtator.

Fatbardh Kadilli: Në këtë analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me përformancën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave.



4 Comments

  1. Ju qe nuk keni ndermend te beni ndryshime brenda vetes , per te miren tuaj dhe tonen , mos prisni rezultat te ndryshem neser . Prape opozite do jeni edhe pas 4 vitesh

  2. Nuk ka problem, vazhdoni me zgjedhcjet dhe ma kerriget. Basha po e arrin objektivin, po mban ne fuqi Ramen duke i mbushur me pare se bashku..Vazhdoni, njerezit nuk ju duan me..

  3. Nese nuk e keni kuptuar o zoterinj te nderuar te PD-se , me mbajtjen e statusquo-s ju bete vetvrasje . Duke mos pranuar te qenit fajtor (direkt apo indirekt) per humbjen e zgjedhjeve dhe duke bere asnje ndryshim cilesor , ju vrate shpresen e elektoratit tuaj dhe te Shqiptareve . Turpi per ju e mjerimi per ne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *