• |
ide | kryesore

ONM kundër shkarkimit nga vetingu të prokurorit të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Genci Qana, gjatë procesit të Vettingut.

BalkanWeb ka publikuar qëndrimin e përfaqësuesve të ONM mbi këtë vendim të KPK, ku mes të tjerash vëzhguesit ndërkombëtarë theksojnë se shkarkimi i prokurorit Qana nuk u justifikua. Sipas tyre, “ky largim nuk e rikthen besimin e publikut te drejtësia, pasi nuk është proporcional”.

KPK i nxori probleme prokurorit për ndryshimin e mbiemrit nga “Qama” në “Qana”, por sipas ONM, një argument i tillë i KPK nuk mund të pranohet, pasi “nuk ka asnjë pretendim se vlerësuesi ose anëtarët e familjes e kanë përdorur ndonjëherë atë ndryshim për ndonjë avantazh të padrejtë apo për qëllime korrupsioni”.

“Askush, jo një prokuror me përvojë, po as një vajzë që punon në një furrë buke, nuk duhet të shkarkohet nga detyra bazuar në fakte të tilla jashtëzakonisht të parëndësishme” – citohet në argumentet e ONM.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *