Florida Beu, 30-vjeçarja nga qyteti i Durrësit, që dyshohet se i dha rryshfet zëvendësministres Rovena Voda, ka përfunduar e shtruar në spital, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Dosja e saj është veçuar dhe seanca në GJKKO po vijon për dy të pandehurat e tjera Rovena Voda dhe Majlinda Hasani.
Kujtojmë se Beu ka përdorur të gjitha mënyrat që të niste punë në Ministrinë e Brendshme, edhe pse ajo në Durrës kishte disa biznese të saj, dhe mund të themi që nuk ishte aspak në kushtet e mbijetesës.
Të tjera gratë që u kapën në përgjime mbahen nën masën e arrestit të shtëpisë, dhe akuzohen për korrupsion dhe ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.
Zv.ministrja Rovena Voda, mbërriti në GJKKO pak më parë, dhe do të jetë e pranishme në seancën ku do të caktohet masa e sigurisë ndaj saj.
Kujtojmë se Rovena Voda, ish zv.ministre e Brendshme ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht.
Nga informacionet brenda akuzës mësohet se SPAK ka qenë duke hetuar një tjetër dosje, dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv.ministres.
Sipas burimeve hetimet për çështjen tjetër kanë nisur në vitin 2019 e me pas çështja u veçua sipas hetimeve.
Ja çfarë zbuluan përgjimet:
Në 13 shkurt 2020 Avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë një takim. Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për t’u punësuar. Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku.
Rovena Voda ka telefonuar dike në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste. Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.
Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës më ngeli mendja mos duheshin më shumë para. Se të paktën të na fuste në një vend të mirë. Më pas, Majlinda dëgjohet duke thënë se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë.
Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që ta ndjej si detyrim.
Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk.
Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.
Nuk eshte ndjere fare Kinezja e Ambasades Amerikane,ka ndonje koment per kete Voda ?!
sa rrot kari qe je … Kinezja do te ta zgjidhi dhe punen e gruas qe po ta shk*dhejne ata qe quan ti shpellaret ?? ik o loqe bej ndonje koment tjeterdhe fike kondicionerin
Njerëz të pangopur!!!Këtej bisnesmene e këtej kërkon punë në shtet!!!!Nuk lënë një tjetër të punojë se ka plot të diplomuar në universitete dhe janë pa punë.
Nuk ka koment sepse mesa duket e kupton edhe ajo qe keto jane lojra per te perhapur mjegull e genjyer se gjoja aSPAK-u po punon. Nese kjo zvministria paska qene keq per 1000 Euro dhe nje arke peshk me mire tia falin, se koha dhe mjetet e haexhuara nga aSPAKu per te kushtojne shume me teper. Por kjo strukture nuk u krijua per te kapur cironka por per korrupsionin dhe krimin e organizuar te nivelit te larte. Nuk mund te harxhosh kohen per nje tel dhe nje arke peshk kur ne sirtaret e tu flene dosje per abuzime me qindra miliona Euro. keta thjesht po e kthejne procesin ne qesharak (si psh edhe zbardhja e teksteve te kengeve qe degjonte kryetarja e gjykates)
Per te arrestu ate qe korruptohet per 1000€ shteti yne i dashur eshte gati te harxhoi 100 000€. Kjo eshte ceshtje parimore, asnje nuk mund te jete mbi ligjin.
hahhaha hahaha
fiks vlla asnje seshte mbi ligjin sic thote dhe kim fytyrebytha no one is above the law hahahahaha
show non stop, tallje , abuzim vjedhje, non stop … drejtesia funksionon emri i shfaqjes
dosja e teatrit asnje veprim hetimor demi rreth 300 milion euro
dosja e inceneratoreve asnje veprim hetimor demi rreth 1 miliard euro
dosja e zgjedhjeve …. tuneleve te llogorase, fushes, PPP-ve,……
ZERO!!!!!
NADA!!!!
NUL!!!!!
asnje hetim vdekjeve nga pandemia
Nuk ka koment sepse mesa duket e kupton edhe ajo qe keto jane lojra per te perhapur mjegull e genjyer se gjoja aSPAK-u po punon. Nese kjo zvministria paska qene keq per 1000 Euro dhe nje arke peshk me mire tia falin, se koha dhe mjetet e haexhuara nga aSPAKu per te kushtojne shume me teper. Por kjo strukture nuk u krijua per te kapur cironka por per korrupsionin dhe krimin e organizuar te nivelit te larte. Nuk mund te harxhosh kohen per nje tel dhe nje arke peshk kur ne sirtaret e tu flene dosje per abuzime me qindra miliona Euro. keta thjesht po e kthejne procesin ne qesharak (si psh edhe zbardhja e teksteve te kengeve qe degjonte kryetarja e gjykates)
E imagjinoni ne cfare derexheje na ka cuar Ridhjerja.Te punosh ne shtet fiton shume me teper se ne pese biznese tendet megjithese rroga ne shtet eshte sa e nje administratori te rendomte ne nje biznes privat te vogel. Po me cfare fitojne kaq shume ne shtet? Mund t’a shpjegoje Rama kete fenomen?
Bravo. Komentet e tjera jane gati pa vlere.
Per te arrestu ate qe korruptohet per 1000€ shteti yne i dashur eshte gati te harxhoi 100 000€. Kjo eshte ceshtje parimore, asnje nuk mund te jete mbi ligjin.