• |
ide | kryesore

PD: Rama i çoi paratë tek mafia e inceneratorëve përmes metodave çnjerëzore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike tha se vendimi i qeverisë për t’i dhënë para të tjera Bashkisë së Durrësit për të zgjidhur krizën e plehrave është një inskenim i parashikuar, një krim që ishte paralajmëruar më parë nga PD. Nëpërmjet zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, demokratët akuzuan qeverinë se prodhoi një katastrofë mjedisore në dëm të banorëve të Durrësit që në fund të çonte më shumë para për inceneratorët.

“Siç e kishin paralajmëruar përfaqësuesit e Partisë Demokratike në deklaratat e tyre në datën 10 korrik dhe 11 korrik, nga Durrësi dhe nga Kavaja, ajo që ne paraljmëruam që ishte orkestruar një katastrofë mjedisore me plehrat në këto qytete që të hapej përsëri një cikël për t’ia dhënë përsëri taksat dhe paratë e qytetarëve mafias dhe incerneratorëve nga Edi Rama. Ky cikël i cili  kishte nisur duke vetëprodhuar një krizë me mbetjet në këto qytete, ata që ishin përgjegjësit e kësaj krize, ata pastaj prodhuan edhe  këtë zgjidhje të krizës, zgjidhje që ne e kishim paralajmëruar. Këtë cikël Edi Rama e mbylli duke vendosur me vendimin e  sotëm të Këshilliit të Ministrave që të  furnizonte përsëri me paratë e taksave të shqiptarëve mafien e incerneratorëve dhe landfillin e Sharrës” tha Ina Zhupa.

Sipas saj, kjo ishte “një metodë anti-njerëzore që ka përdorur qeveri e Edi Ramës  me qëlim pasurimiin e klientëve dhe me qëllim vajtjen e parave për këto mafie”. Partia Demokratike i kërkoi SPAK-ut të hetojë menjëherë duke shtuar në dosjet e tij për inceneratotrët edhe aferën për menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durresit dhe në qytetin e Kavajës.



2 Comments

  1. Ky eshte replkim i skemes qe bente mafja ne Napoli. Normal, mafia jone dhe ajo e Napolit, kane bere “shkembim eksperience” dhe ne kete aspekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *