• |
ide | kryesore

Shpërdorim detyre dhe falsifikim i kontratave/ Në pranga ish-drejtori dhe ish-specialisti i Postës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë janë arrestuar pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga institucioni në filialet Korçë, Maliq, Pogradec.

Panorama mëson se të arrestuarit janë Valter Gora, ish-Drejtor i Postës Korçë dhe Albano Bibo, ish-specialist sigurie.

Ndërkaq është vendosur masë shtrënguese “ndalim i daljes jashtë shtetit” për 7 punonjës të tjerë: Adriana Koxheri, Kamela Myrte, Anila Koroveshi, Bardhyl Pane, Elona Galo, Bledian Çoçka, Ermira Morava. Mësohet se denoncimi në Prokurori është bërë nga autoritetet e Postës Shqiptare.



1 Comment

  1. Mirë po të Rilindjes janë???E mira do ishte ta dinim. Megjithatë ska ka të jenë. Është i njëjti bark që i lind. E kanë traditë 80 vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *