• |
ide | kryesore

Tenisi ‘vishet’ me të zeza: ndahet nga jeta një nga 10 femrat që kanë fituar trofe në të katër turnetë kryesorë

-Instant, Sport



Është duke mbajtur zi bota e tenisit. Ish-tenistja amerikane Shirley Fry u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare në Florida. E lindur në Ohio, ajo bëri paraqitjen e saj të parë sportive në moshën 14 vjeçare, duke bërë debutimin e saj në Kampionatin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte vetëm faza e parë e një karriere të gjatë. Shirley Fry u fut në Sallën e Famës së Tenisit Ndërkombëtar në vitin 1970: fituese e Roland Garros në 1951, para se të triumfonte në Wimbledon, Flushing Meadoës dhe Melbourne.

Nga viti 1946 deri në 1956 ajo e përfundoi vitin duke u klasifikuar në 10 më të mirat nëntë herë. Për më tepër, ajo është në mesin e vetëm 10 femrave që ka fituar tituj individualë në të katër Grand Slams kryesore të paktën një herë në karrierën e saj. Fry gjithashtu ka fituar 13 tituj të dyfishtë Grand Slam.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *