• |
ide | kryesore

Zbulohet si shpëtoi nga burgu drejtori i Erjon Veliajt në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje të reja nga dosja kundër kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qato për të cilin gjykata vendosi që ta lerë në masën e sigurisë detyrim paraqitje, pavarësisht se prokuroria kërkoi që të shkonte pas hekurave.

Fillimisht policia ka evidentuar një shtesë me 2 kate pa leje në një pallat, i cili nga pesë u ngrit në shtatë kate.

Rastin policia ia referoi IMT-së nga ku ka rezultuar se konstatimi ishte i vërtetë dhe se 2 katet që ishin ngritur në pallat ishin pa leje.

Me dyshimet se dy inspektorët dhe drejtori nuk kanë vepruar duke lejuar kështu ngritjen e pallatit me 2 kate të tjera pa leje, prokuroria ka ngritur akuzën për shpërdorim detyre për zyrtarët e bashkisë së Tiranës.

Por ashtu, edhe dy inspektorët Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani janë lënë në detyrim paraqitje. Nën akuzë është edhe një arkitekt me inicialet K.B. që gjykata e ka lënë në arrest shtëpie.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *