• |
ide | kryesore

Aleanca për Teatrin e do “non grata”/ Luigi Soreca merret në mbrojtje nga kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, është vlerësuar në Gjirokastër me çelësin e qytetit, me rastin e 16 vjetorit të pranimit të Gjirokastrës në UNESCO.

Ndërsa i dhuroi çelësin, kryebashkiaku Flamur Golemi kujtoi zhvillimet e fundit në kryeqytet ku disa përfaqësues të Aleancës për Teatrin kërkuan që diplomati të shpallej “non grata”, pasi sipas tyre ka ndërhyrë te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Zoti ambasador, disa pak të dëshpëruar në Tiranë që kanë kërkuar së fundi të shpalleni “non grata”, s’kanë asgjë të përbashkët me vlerat tona, mikpritjen shqiptare dhe vlerësimin që ne kemi për miq si ju. Jam i bindur se kaq shumë mbështetës sa ju jeni për shqiptarët dhe kaq shumë sa ju e keni promovuar Shqipërinë, do e kishit merituar një çelës në çdo qytet të Shqipërisë. Por ne në Gjirokastër u treguam më të shkathët me sa duket sepse nuk thonë kot, po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, tha Golemi.



5 Comments

  1. Korrigjojeni pak kete lajmin dhe mos shperhani info qe i bejne nder Edi Rames dhe Fuges.

    Nje grup militantesh debil, pensioniste te rrjedhur, te papune e te paafte, qe kane rrembyer mikrofonat te Teatri, dhe qe i kane dhe te drejten vetes te quhen Aleanca, por qe jane ndare nga themeluesit e vertete, kane denoncuar Sorecen per endrra qe kane pare naten.

    Pjesa tjeter e qytetareve qe themeluan Aleancen, dhe qe me keta pleqte e rrjedhur nuk i lidh asgje, kane pasur rezervat e tyre ne lidhje me sjelljen e ambasadoreve. Por nuk jane cmendur deri ne ate pike sa ti denoncojne ne SPAK per thashetheme ndaj te cilave nuk kane nje prove.

    Mos e beni pis kauzen e Teatrit me sjelljet e disa debileve, ju lutem.

  2. “Zoti ambasador, disa pak të dëshpëruar në Tiranë që kanë kërkuar së fundi të shpalleni “non grata”, s’kanë asgjë të përbashkët me vlerat tona, mikpritjen shqiptare…”

    Ik mër këlysh kurve!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *