• |
ide | kryesore

CDC: Këta janë njerëzit që po preken tani më shumë nga Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se përhapja e rasteve me COVID-19 në SHBA po ndodh kryesisht në mesin e popullatës së pavaksinuar.

Duke folur gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Dr. Rochelle Walensky tha se rastet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara janë rritur rreth 70% gjatë javës së fundit, shtrimet në spital janë rritur 36% dhe vdekjet u rritën me 26%. Ajo theksoi se pothuajse të gjitha shtrimet në spital dhe vdekjet po ndodhin ne mesin e personave të pavaksinuar.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients gjithashtu nënvizoi se pandemia po “kërcënon kryesisht njerëzit e pavaksinuar”.

Ai tha se administrata e Presidentit Biden pret që rastet të rriten në javët ardhshme për shkak të përhapjes së koronavirusit në komunitetet me nivele të ulëta vaksinimi. Katër shtete përbënin 40% të rasteve të reja në të gjithë vendin javën e kaluar, ku një në pesë raste ishin me origjinë nga shteti i Floridës.

Por, zoti Zients vuri në dukje se ka shenja se rastet në rritje po nxisin më shumë njerëz në ato komunitete të kërkojnë vaksinim, me një ritëm më të shpejtë se mesatarja në nivel kombëtar.



4 Comments

  1. Po të vaksinuarit pse mbajnë maska dhe do bëjnë edhe dozën e III?! Flakët e ferrit do ju përpijnë o djaj me brirë që po shkatërroni jetët e njerëzimit|

  2. Asnje fjale nuk thone per ata qe e kane kaluar Covid. Sipas nje studimi te Oxfordit ata jane te imunizuar deri ne 2 vjet. Kurse ket pellasin vetem per te bere vaksinen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *