• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ 8 raste të reja, asnjë vdekje në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ndërsa, 32 persona janë shëruar nga COVID-19.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.
Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495. Në total numri i rasteve aktive është 108”, njofton Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *