• |
ide | kryesore

Dhunuan gjyqtarin brenda gjykatës, arrestohen tre vëllezërit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar 3 vëllezër, që gjatë ditës së djeshme kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në drejtim të gjyqtarit Arqile Basho, pasi ky i fundit dha një vendim kundër tyre.

Personat e arrestuar janë Myslim Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe vëllai i tretë Elmaz Myslimi 64 vjeç.

Të tre ata kundërshtuan vendimin e dhënë nga Basho dhe e ndoqën atë në ambientet e jashtme të Gjykatës së Vlorës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë”, njofton Policia.



1 Comment

  1. Ka njimije here te drejte! Jane gomere e hiç me shume! Po kur thone shokoni si e kroson topin x lojtar! Po mire o kerriç, ti thuash; nuk e shofim ne se i kemi syte ne écran o gomar injorant i shqipes! Ku i kane syte shikuesit, ne tavan apo ne ekran. o gardhi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *